Horoskopi për ditën e mërkurë, 24 nëntor 2021

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dashi
Saturni do të jetë planeti që do të përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë do të arrini që situatën ta mbani të qëndrueshme.

Demi
Jeni në mëdyshje për shkak të një oferte që ndoshta ju kanë zënë disi në befasi. Hëna do të vazhdojë të jetë shumë “bujare” me ju, por ju vetë tregoheni shumë të kursyer ndaj partnerit.

Binjakët
Jeta juaj në çift do të jetë si zakonisht. Në disa momente madje mund t’iu duket edhe sikur do të mbyteni nga rutina. Financat do të përmirësohen shumë, shfrytëzojeni këtë për të bërë investime.

Gaforrja
Tashmë duket se e keni vënë re se gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre.

Luani
Që nga mbrëmja e djeshme, hëna e bukur në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është kalimtar.

Virgjëresha
Marrëdhënia juaj me partnerin/en ka për të mbetur ende e mirë gjatë kësaj dite. Në planin financiar do të keni goxha vështirësi, kështu që duhet të merrni masa strikte.

Peshorja
Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak nga koha juaj e lirë, por kënaqësia për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante.

Akrepi
Edhe Dielli në shenjë, së bashku me Saturnin, Marsin dhe Uranin ka hyrë në një orbitë harmonike, që do të thotë një shans më shumë që dita juaj të jetë përgjithësisht e mirë.

Lexo edhe :  "Kryqëzata e fundit” e Henri Kisingerit: Ndalimi i Inteligjencës Artificiale të rrezikshme

Shigjetari
Duket se edhe nesër do të vazhdoni të jeni disi të zymtë dhe gati për t’u grindur me këdo që ju del përpara. Sektori i financave do të jetë i kënaqshëm dhe mund të kryeni pa frikë disa shpenzime më tepër.

Bricjapi
Yjet nuk paralajmërojnë asgjë të mirë përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të ridimensiononi një projekt . Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental.

Ujori
Eshtë koha të reflektoni dhe të mateni mirë para se të ndërmerrni një iniciativë të re, pasi shpesh ju kanë penalizuar veprimet e nxituara. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri.

Peshqit
Jupiteri do të jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Sektorin e financave do dini si ta menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do të jetë e kënaqshme.


Të fundit

Horoskopi për ditën e mërkurë, 24 nëntor 2021

Dashi Saturni do të jetë planeti që do të përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite....

Chelsea copëton Juven në Champions/  United fiton në ndeshjen e parë pa Solskjaer, Xavi e nis me barazim!

Chelsea ka mposhtur 4-0 Juventusin duke i rrëmbyer vendin e parë në Grupin H. Golat për skuadrën e Tuchel u realizuan nga Chalobah 25′, James...

Përballej në heshtje me sëmundjen e rëndë, Hueyda El Saied mori një vendim për të birin

Artistja sudaneze, por dhe me nënshtetësi shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi sot jetë para kohe duke tronditur të gjithë të afërmit, miqtë dhe mbarë...

Nënkryetarët e PD i përgjigjen Berishës: Fushatë e padenjë sulmesh! Të vendosur të refuzojmë shkeljen e Statutit për interesa personale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike dhe 4 nënkryetarët e saj i janë përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha. Në një deklaratë të përbashkët ata...

Dokumenti i teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit thyen çdo rekord, shiten për çmimin marramendës

Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga gjeniu Albert Ajnshtajn, teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit, është shitur në ankand për...

Lajme të tjera

Web TV