Kontratat, APP: Plani i zbatimit të nënshkruhet brenda 7 ditësh, autoritetet të parashikojnë risqet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të jenë korrekte në mënyrën sesi bëjnë ndjekjen e zbatimit të një kontrate kur kanë lidhur këtë të fundit me një operator ekonomik.

Në këtë kontekst në një rekomandim të fundit APP ka theksuar së plani i zbatimit të kontratës mes palëve duhet të nënshkruhet brenda shtatë ditësh ndërkohë që të dyja këto palë duhet të parashikojnë risqet që mund të hasen gjatë zbatimit. Lidhur me këto të fundit është sqaruar se rreziqet që mund të pengojnë zbatimin mund të jenë të ndryshme për shembull pandemia Covid-19, kushtet atmosferike të stinës, si dhe shkaqe të tjera në varësi të objektit lë kontratës që do të zbatohet. Por sa i takon këtij parashikimi duhet të plotësohen të gjithë elementët që lidhen me ngjarjen, me përgjegjësit, me masat që mund të merren për të ulur këtë rrezik.

“Agjencia e Prokurimit Publik (ne vijim “APP”) në ushtrim të kompetencave të saj, ne zbatim të nenit 23, germa ‘\:” dhe “dh” si dhe pikës 2, te nenit 124 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”), për dhënien e këshillave dhe asistencës në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik si dhe funksioneve monitoruese në drejtim të zbatimit të kontratës, duke u nisur nga formularët standarde të planit të zbatimit të kontratave të dërguar nga autoritetet kontraktore, në adresën elektronike monitorimi.kontratat@app.gov.al dhe në rruge shkresore, rekomandon si me poshtë vijon:

Autoriteti/enti kontraktor është përgjegjës për zbatimin e kontratës së nënshkruar, sipas kushteve kontraktuale. Gjatë planifikimit të zbatimit të kontratës autoriteti/enti kontraktor ne bashkëpunim me kontraktorin, duhet të parashikojë rreziqet e mundshme që mund të shfaqen gjatë fazës së zbatimit dhe që mund të bëhen shkak për mosrealizimin në kohën, cilësinë dhe koston e parashikuar të kontratës, të tilla si : mund të jenë: pandemia Covid-19, kushtet atmosferike të stinës, si dhe shkaqe të tjera në varësi të objektit lë kontratës që do të zbatohet.
Duke evidentuar rreziqet e mundshme, autoriteti/enti kontraktor ne bashkëpunim me kontraktorin, që në fazën e planifikimit të zbatimit të kontratës, merr masat paraprake për të shmangur moszbatimin e saj sipas kushteve kontraktuale të nënshkruara, në rast se rreziqet e parashikuara shfaqën gjatë fazës së zbatimit të kontratës.

Në lidhje me Pikën B.3, te Seksionit II (Masat e marra për rreziqet gjate zbatimit të kontratës të planit të zbatimit të kontratës, sqarojmë mënyrën e plotësimit të cdo elementi të tabelës përkatëse të vlerësimit të rrezikut, si vijon:

– Ngjarja (Si ngjarje e mundshme gjatë zbatimit të një kontrate, mund të klasifikohet: pandemia Covid-19, kushtet atmosferike, temperaturat e ulta, reshjet, ngricat, bllokim rruge, mos vënia ne dispozicion e lejeve të ndërtimit, etj,).

Lexo edhe :  Qytetarët kërkojnë që Klodian Çalamani të varet si në kohën e Berishës, çfarë ndodhi në vitin 1992 në mes të Fierit?

– Rreziku (Nisur nga përcaktimi i ngjarjes, plotësohet njeri nga llojet e rrezikut të përcaktuar në tabelë, psh. i ulet, kritik, i lartë, et},).

Ndikimi (Referuar parashikimit te llojit të rrezikut, citohet në tabelë ndikimi që mund të sjellë ai, ne zbatimin e kontratës psh, i ulët, kritik, i lartë, etj,).

– Mundësitë (Në varësi të elementeve pararendës citohet situata/t e mundshme që mund të shkaktoje rreziku i parashikuar si psh. vonesë në fillimin e zbatimit të kontratës, realizim i pjesshëm i kontratës, mosrealizim i kontratës sipas kushteve kontraktuale, mos sigurimi në kohë i lejës së ndërtimit, dëmtim i mallrave objekt i kontratës etj,).

– Vlerësimi i rrezikut (Parashikohet sipas cilesirneve në tabelën e rrezikut psh: i ulet, i lartë, etj,).

– Masat per zbutjen e rrezikut (Në pamundësi të shmangies së plotë të rrezikut, citohen masat paraprake të parashikuara për zbutjen dhe minimizimin e efekteve, në rastin e shfaqjes së rrezikut).

– Afati kohor (Përcaktohet afati kohor (ore, ditë, Javë etj,), mbi masat e marra për minimizimin e rrezikut të mundshëm).

– Përgjegjësitë (Në tabelë përcaktohen personi/at përgjegjës ose grupi 1 punës 1 autoritetit kontraktor dhe kontraktuesit, që janë ngarkuar me përgjegjësinë për të implementuar masat e parashikuara gjatë planifikimit të zbatimit të kontratës, për zbutjen e rreziqeve në momentin e shfaqjes se tyre gjatë realizimit të kontratës).

– Vërejtje (Mund të citohet çdo informacion tjetër i nevojshëm, i cili nuk është parashikuar ne elementet e mësipërm të tabelës së vlerësimit të rrezikut, gjatë zbatimit te kontratës).

Nisur nga fakti se, ne disa raste plani i zbatimit te kontratës, dërgohet nga autoritetet kontraktore me mangësi në seksionet respektive të formularit, pa numër protokolli, pa datë, i pa nënshkruar nga palët kontraktuese, et}, APP sjell në vëmendje se, formulari standard i planit të zbatimit të kontratës, nga ana përmbajtjesore duhet të jetë i plotë, pa mangësi sipas të dhënave të secilit seksion respektiv dhe nga ana formate duhet të këtë elementet e nevojshëm si: nënshkrimi i pa/eve, i protokolluar, etj.
Plani i zbatimit të kontratës hartohet gjithashtu, për cdo procedurë prokurimi të blerjeve me vlerë të vogël, të cilat janë finalizuar me lidhjen dhe nënshkrmin e kontratës ndërmjet autoritetit/entit kontraktor dhe operatorit ekonomik.
Gjithashtu, APP sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore, respektimin e afateve ligjore të parashikuara ne pikën 3, te nenit 124 te LPP, ku përcaktohet se: “Plani i zbatimit të kontratës duhet të nënshkruhet nga autoriteti ose enti kontraktor dhe operatori ekonomik brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj” dhe në pikën 1, të nenit 125 te LPP, ku përcaktohet se: “Autoriteti ose enti kontraktor njofton Agjencinë e Prokurimit Publik për nënshkrimin e planit te zbatimit brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i tij””.


Të fundit

Kontratat, APP: Plani i zbatimit të nënshkruhet brenda 7 ditësh, autoritetet të parashikojnë risqet

Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të jenë korrekte në mënyrën sesi bëjnë ndjekjen e...

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë shtetin ligjor”, ambasadorja Kim: Ky është vetëm fillimi!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se mënyra e vetme për të luftuar krimin është pavarësia e institucioneve. Gjatë fjalës së saj Kim theksoi...

Prejardhja e njeriut, Çarls Darvin publikon: Mbi origjinën e specieve

24 nëntor 1859 Më 24 nëntor 1859 pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit iluminist. Botohet libri “Mbi Origjinën e Specieve”. Ai është...

Çuçi takim me donatorët: Buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme do të jetë 4% më i lartë, 80 % do të shkojë...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim konsultativ me donatorët. Në një konferencë të zhvilluar online, Çuçi theksoi se vëmendje të veçantë do...

Kosovë-Serbi/ Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut

Pala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale. Prishtina thotë, se në dialogun...

Lajme të tjera

Web TV