Skandali i gjinekologut/ Kryente marrëdhënie me gratë për t’u “shëruar infeksionin”, gazetari e kap mat (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues pas prendimeve se ofronte të bënte seks me pacientet femra për t’i “kuruar” nga virusi kancerogjen.

Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeçari gjinekolog në qytezën jugore të Bari, i tha një gruaje 33-vjecare se ishte infektuar me papiloma-virus, sëmundja seksualisht e transmetueshme që mund të shkaktojë kancer, megjithse testi i saj ishte negativ, raproton rrjeti Newsflash.

“Kam shëruar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt, më pas rezultuan negative,” i kishte thënë doktori gruas.

Por pacientja — e identifikuar vetëm si Anna Maria — vendosi të kontaktonte të përditshmen vendase  La Repubblica, duke thënë se Miniello e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme në gjoks dhe i kishte thënë se i pëlqejnë “gratë që i kanë të vogla”.

Ajo tregon më tej se u shokua kur ai i propozoi të bënin seks, kur i kërkoi rezultatin e testit Pap për virusin.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët pajtuan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se do t’i jepte gruas imunitet, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.

Pak para se doktori të bënte seks me aktoren, një gazetar hyn papritur në studio duke kapur doktorin gjysmë të zhveshur, teksa ky i fundit i thotë: “Këtë e bëj për studimet e mia — ashtu si dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar.”

Pas akuzave avokati i Miniello tha: “Unë që kam trajtuar qindra gra për disa dekada … kam propozuar një alternativë që ka dhënë rezultate”.

Skandali i gjinekologut, kryente marrëdhënie seksuale me gratë

Ai shtonte se nuk kishte detyruar kurrë gratë të bënin seks me të.

Lexo edhe :  E tmerrshme/ Zbulohet varri masiv në Rusi me eshtrat e 675 fëmijëve, gjaku i tyre u përdor për…

Pas ekspozimit televiziv të mashtruesit, 15 gra të tjera kanë denoncuar abuzimin e tij me “kurën e mrekullueshme të seksit”.

Prokuroria punblike e Barit ka hapur një hetim për çështjen./TCH


Të fundit

Skandali i gjinekologut/ Kryente marrëdhënie me gratë për t’u “shëruar infeksionin”, gazetari e kap mat (Foto)

Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues pas prendimeve se...

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë. Mësohet se një automjet tip ‘Land Rover’ me...

“Ceni i Shijakut”, mjeku shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës. “Ceni i Tiranës”,...

Champions League/ Inter triumfon në Meazza ndaj Shakhtar, zikaltrit drejt kualifikimit (Video)

Inter ka marrë një fitore me shumë vlerë sot ndaj Shakhtarit. Zikaltërit mundën me rezultatin 2-0 Shakhtarin duke marrë kështu dhe kreun e grupit. Edin...

E rëndë në Fier/ Gjendet i pajetë babai i Kreshnik Beqirajt që u masakrua nga shoku i tij

Mbrëmjen e sotme në Fier u gjet një trup i pajetë, i cili i përket shtetasit Mysteak Beqiraj, 68-vjeç. Mësohet se i ndjeri ishte babai...

Lajme të tjera

Web TV