Sulmuesi i paradës së Krishtlindjeve në SHBA donte të vriste sa më shumë njerëz, vdes viktima e 6-të në Wisconsin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ish i dënuari që sulmoi me makinë një paradë Krishtlindjes në SHBA ka dalë sot para gjyqit në Wisconsin ku prokurorët ngritën dhe akuzën e gjashtë të vrasjes pas vdekjes së një fëmije të plagosur të dielën.

39-vjeçari Darrell Brooks tashmë pritet të kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa hekurave nëse shpallet fajtor.

Prokurorja Susan Opper tha se të akuzuarit duhet t’i mohohet liria me kusht: “Nuk ka fjalë për të përshkruar rrezikun që i akuzuari përbën për komunitetin, jo vetëm rrezikun e arratisjes por dhe historinë e tij të dhunës. Oficerët e policisë i kishin thënë disa herë të ndalonte, duke rrezikuar jetën e tyre e duke i dalë përpara makinës së masakrës”.

Brooks akuzohet tashmë për gjashtë vrasje të qëllimshme, pas vdekjes së dielën të 8-vjeçarit Jackson Sparks, i cili kishte qenë në gjendje të rëndë që prej sulmit.

Brooks vetëm kohët e fundit ishte liruar me kusht për akuza rezistence e pengim te punës së policisë.

Ata po hetojnë gjithashtu pretendimet nëse shoferi i masakrës ishte duke u larguar nga një tjetër aksident ku përfshihej një përleshje me thika.

Pesë njerëz u vranë dhe 40 u plagosën përfshi dhe fëmijë, kur fuoristrada e kuqe rrëzoi barrikadat e policisë dhe goditi një turmë njerëzish që po bënin një paradë Krishtlindjesh ne qytetin Waukesha.

Brooks u ndalua vetëm kur një oficer hapi zjarr ndaj automjetit për ta ndaluar.

Pamje të tmerrshme video tregonin fuoristradën që i afrohej parakalimit dhe më pas shton shpejtësinë duke u përplasur me spektatorë, kërcimtarë e muzikantë ne paradë.

Parada e përvitshme ishte duke u transmetuar direkt në rrjet dhe aksidenti u dëshmua nga shumë njerëz.


Të fundit

Sulmuesi i paradës së Krishtlindjeve në SHBA donte të vriste sa më shumë njerëz, vdes viktima e 6-të në Wisconsin

Ish i dënuari që sulmoi me makinë një paradë Krishtlindjes në SHBA ka dalë sot para gjyqit në Wisconsin...

“Zoti u fali binjakë pas shumë vitesh”/ Detaje të trishta për familjen shqiptare që u shua në Bullgari

Ditën e djeshme ndodhi një sksident tragjik në Bullgari, ku një autobus shpërtheu në flakë dhe u mori jetën 45 personave, shumica prej të...

Mori në parlament foshnjën dhe i dha gji gjatë seancës/ Deputetja kritikohet ashpër: Nuk e dija që nuk lejohet

Një deputete në Britani është kritikuar ashpër për “paraqitjen” e saj në Parlament, pasi ajo shkoi atje me djalin e saj tre muajsh të...

Përkeqësohet situata e Covid-19 në Shqipëri, mbi 600 raste dhe 10 viktima

Është përkeqësuar situata e Covid-19 në vendon tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë humbur...

Banorja VIP-e, Antonela flet hapur: Më porosisni një prezervativ!

Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP duhet të bënin gati listën e produkteve që iu duhen gjatë javës. Me buxhetin që ata kanë...

Lajme të tjera

Web TV