Wanda Nara rrëfehet publikisht: Ja si e kapa Icardin duke më tradhtuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja Mauro Icardi – Wanda Nara është ajo që ka dominuar kopertinat e mediave rozë gjatë muajit të fundit, pasi pikërisht një tradhti e supozuar e sulmuesit ndaj bashkëshortes së tij, ka bërë që çifti të shkonte në prag të ndarjes.

Megjithatë tashmë është rikthyer normaliteti dhe me gjak të ftohtë, Wanda ka gjetur kohën të sqarojë njëherë e mirë atë që ndodhi mes të dyve, nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat franceze.

Modelja argjentinase rrëfen me detaje se si zbuloi komunikimin e bashkëshortit të saj me aktoren China Suarez, teksa thekson se pikërisht për shkak të impulsivitetit të saj, çështja mori përmasa të mëdha mediatike.

“Isha duke folur me vajzën që na organizon festat në Paris dhe ajo më kërkoi një foto të vajzës së vogël, për të përgatitur ftesat për ditëlindje. Në atë moment u kujtova që në telefonin e Mauros kishte një foto interesante dhe u futa të kontrolloj, por gjeta një “screenshot” të një bisede me Chinën dhe aty shpërtheva. Fakti që çështja mori përmasa kaq të mëdha, lidhet me impulsivitetin tim, që në vend të bisedoja me motrën time, apo dikë tjetër, shpërtheva menjëherë me një postim në Instagram. E vërteta është se unë e kisha kontrolluar shumë herë telefonin e Mauros dhe nuk kisha gjetur asgjë”, rrëfen argjentinasja.

Wanda Nara vijon rrëfimin e saj duke treguar se çfarë bëri pasi pa mesazhet, teksa zbulon edhe komunikimin me China Suarez, por edhe arsyet pse vendosi të falë Mauro Icardin dhe t’i rikthehen normalitetit.

“Menjëherë pasi pashë mesazhet, mora fëmijët dhe u nisa për në Itali me avionin e parë, ku takova mikeshat e mia. Të gjitha më thanë se po bëja një rrëmujë të kotë dhe se duhej të qetësohesha, ndërsa më pas fola me Mauron, të cilin e pyeta se si do të sillej po të gjente diçka në telefonin tim. Ai më tha se do të divorcohej menjëherë. Në mesazhe pashë fjalë që një gruaje me idealet që kam unë, nuk i shkojnë përshtat t’i shkruajë. Megjithatë telefonova Chinën për t’i kërkuar ndjesë për etiketimet që përdora për të, ndërsa më pas bëra një bisedë me Mauron dhe pashë pendimin në sytë e tij, ndaj vendosa që të çojmë përpara martesën tonë”, deklaroi Wanda.

Të fundit

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni,...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Lajme të tjera

Web TV