“Abuzimi dhe dhuna janë krime ekstreme”/ Manastirliu: Me buxhetin 2022 rrisim mbështetjen për gratë e dhunuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend për dhunën ndaj grave duke thënë se është këmbanë alarmi, ndaj në buxhetin e vitit 2022 do të rritet mbështetja për gratë e dhunuara.

Manastirliu thotë se ky vit duhet të bashkojë të gjithë për të parandaluar rastet e dhunës në familje që nis me arsimimin dhe fuqizimin ekonomik të gruas.

Manastirliu: Ky vit duhet të na bashkojë të gjithëve dhe për një arsye më shumë pasi pandemia, ashtu sikurse në të gjithë botën ka bërë që rastet e dhunës në familje të kenë shënuar rritje. Çdo lloj forme dhune cënon të drejtat e njeriut. Dhuna me bazë gjinore shënon rritjen e pabarazive. Ne kemi një përgjegjësi kolektive për të mbrojtur ata që janë më vulnerabël dhe duhej një përpjekje multi sektoriale në këtë drejtim.

Thëllënza, Sanija janë gra që kanë humbur jetën nga dhuna në familje. Dhuna në familje i ka marrë jetën 17 qytetarëve këtë vit, 12 prej të cilëve janë gra. Dhuna është këmbanë alarmi për të çuar në një nivel më të ri fushatën kombëtare kundër dhunës. Çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave nuk mund ti trajtojmë të veçuara.

Abuzimi dhe dhuna fizike, emocionale apo ajo seksuale janë krime ekstreme dhe duhet të marrin vendimin e merituar por fokusi duhet të jetë parandalimi. Parandalimi fillon me edukimin. Arsimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas është thelbësor. Në këto 10 mijë, rreth 4 mijë denoncime janë referuar në Policinë e Shtetit. Gjatë këtyre viteve kemi forcuar vendosjen e masave ndëshkuese, masat dhe instrumentet mbrojtëse për përmasa ndaj dhunës.

1200 gra e fëmijë kanë marrë shërbime nga fondet e mbështetura. Me buxhetin 2022 rrisim mbështetjen për gratë e dhunuara. Sa i përket shërbimeve sociale në territor, do të jenë të dedikuara rreth 323 milionë lekë. Do të doja të forcojmë zinxhirin e solidaritetit. Të jetosh një jetë pa dhunë është e mundur vetëm nëse e denoncon atë, nëse nuk e fal dhunuesin dhe zgjedh të jesh e lirë. Të jemi bashkë me gratë e Aleancës së grave për të bërë të mundur që të luftojnë me këto fenomene.

Të fundit

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

E fundit/ Familja Halili nxjerr në shitje aksionet e KF Tiranës, zbulohet arsyeja

Dalin në shitje aksionet e familjes Halili te Tirana. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të klubit...

Lajme të tjera

Web TV