Horoskopi për ditën e enjte, 25 nëntor 2021

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, në aspektin krijues do jeni të frymëzuar. Kështu që pritet të një ditë e mirë për të gjithë ata që merren me krijimtari.

Demi
Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota.

Binjakët
Do të jetë shumë e vështirë të mbahet një klimë harmonike në lidhjen që keni krijuar. Debatet dhe mosmarrëveshjet do të lindin edhe për gjërat më elementare. Gjendja financiare do të ketë përmirësime të njëpasnjëshme.

Gaforrja

Dita edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje ndoshta, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani
Qielli juaj është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frytet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha
Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja
Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqëndrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Lexo edhe :  Aksidentohen dy motorë në Konispol, plagoset rëndë 12-vjeçari

Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori
Do t’ju karakterizojë përgjithësisht një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë veprime konkrete, e ndoshta edhe ndonjë aventurë. Jeta në çift sot paraqitet mjaft interesante.

Peshqit
Ju të dashuruarit do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur në çift kohët e fundit. Në planin financiar mos jini shumë dorëlëshuar, në të kundërt do të keni probleme.


Të fundit

Horoskopi për ditën e enjte, 25 nëntor 2021

Dashi Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, në aspektin krijues do jeni të frymëzuar. Kështu...

“Messias” mban gjallë ëndrrën e Milanit, City fiton ‘ndeshjen e sheikëve’/ Reali kualifikon veten dhe Interin

Një gol i shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt nga i riu Messias mban ende në lojë Milanin në misionin për...

Delegatja e PD denoncon “Foltoren” e Berishës: Më është falsifikuar firma

Një qytetare pretendon se i kanë falsifikuar firmën për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Freskida Rapo u shpreh në një...

Dalin pamjet e ekzekutimit në Astir/ Momenti kur Erigers Mihasi e miku i tij qëllohen për vdekje (Video)

Këto janë pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i...

Lajme të tjera

Web TV