Kombëtarja e Femrave/ Katër futbollistet titullare: Luajmë si të barabarta në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave po vijon stërvitjet dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat kuqezi janë grumbulluar që prej ditës së diel në Durrës dhe po zhvillojnë seanca të plota stërvitore. Në prag të ndeshjes së parë ndaj Norvegjisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 nëntor duke nisur nga ora 20:10, Endrina Elezaj dhe Esi Lufo janë prononcuar për mikrofonin e fshf.org. Të dyja futbollistet e Kombëtares shqiptare konfirmojnë gjendjen e mirë të skuadrës si dhe vlerësojnë kundërshtaret me të cilat do të përballen, Norvegjinë dhe Kosovën.

Endrina Elezaj shprehet se Norvegjia është një skuadër e fortë, por ekipin tonë mund ta favorizojë fakti që luajnë në shtëpi, ndërsa vlerëson maksimalisht Kosovën, ndaj të cilës pretendohen vetëm 3 pikët.

Gjendja e skuadrës – Atmosfera paraqitet mjaft mirë. Kemi filluar me stërvitjen, kanë ardhur edhe vajzat nga jashtë. Jemi kompletuar i gjithë ekipi dhe jemi gati.

Norvegjia? – Pavarësisht se është një konkurrent shumë i fortë, ne mendojmë të marrim pikë maksimale nga të dyja ndeshjet. Na favorizon ndeshja me Norvegjinë që e luajmë në Air Albania, ku ndeshjen e fundit kemi marrë edhe rezultat pozitiv, 3 pikë me Armeninë.

Ndeshja ndaj Kosovës? – E kam thënë edhe herën e kaluar, me respektin maksimal për Kosovën, por shkojmë aty për të marrë tre pikët.

Edhe Esi Lufo, një nga golashënueset në ndeshjen ndaj Armenisë, ku Shqipëria e femrave arriti një rekord historik me fitoren 5-0, vlerësoi të dyja skuadrat, ndërsa theksoi se skuadra do të futet në fushë dhe do të bëjë lojën e saj për të marrë rezultate pozitive. Stadiumi “Air Albania” duket se i motivon më tepër, teksa Lufo dhe skuadra e shikojnë si një shtëpi të dytë, pas fitores me Armeninë.

Atmosfera në kampin kuqezi – Atmosfera e vajzave është goxha e mirë. Po mundohemi që të japim maksimumin në stërvitje për të qenë sa më të bashkuara dhe për të krijuar atmosferën që të shkojmë në ndeshje me emocionet e duhura në ekip.

Objektivat për këto dy ndeshje – I vlerësojmë të dyja ekipet dhe do futemi në fushë si të barabarta me ato. Do bëjmë lojën tonë për të marrë një rezultat pozitiv dhe për t’u ngjitur sa më lart në grupe.

A mund ta përsërisin vajzat kuqezi suksesin në Tiranë? – Air Albania është shndërruar si shtëpia jonë dhe ne e quajmë si një stadium me fat, pasi morëm dhe fitoren e parë aty dhe shpresoj të vazhdojmë me të njëjtin rezultat dhe të njëjtin ritëm.

 

Shqipëria e femrave është në ditën e tretë të grumbullimit në kuadër të dy sfidave të nëntorit që vajzat kuqezi do të zhvillojnë kundër Norvegjisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Nga stërvitja në kompleksin “Tropikal” në Durrës, Megi Doçi dhe Arbenita Curraj janë prononcuar për fshf.org, ku kanë folur në lidhje me këto dy ndeshje të rëndësishme si dhe kanë treguar atmosferën në kampin kuqezi. Fillimisht, vajzat e drejtuar nga Armir Grima do të luajnë ndaj Norvegjisë, në stadiumin kombëtar “Air Albania” më 25 nëntor, ndërsa më 30 nëntor do të zhvillojnë ndeshjen e dytë të këtij muaji në transfertën e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo edhe :  Hëna në Dem sjell ndryshime në dashuri, ja shenjat më të favorizuara

Kapitenia e ekipit, Megi Doçi komentoi fillimisht gjendjen e ekipit, teksa u shpreh se vajzat janë në formë të mirë, ndërsa foli edhe për dy ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Kosovës. Doçi theksoi se grupi është me këmbë në tokë, pasi e di mjaft mirë që Norvegjia është një nga ekipet më të forta në futbollin e femrave në botë, e megjithatë për ekipin është e rëndësishme të bëjë një ndeshje të mirë dhe të japë maksimumin. Sa i përket ndeshjes së dytë me Kosovën, Megi Doçi kërkon vetëm tre pikët.

Forma e grupit – Mendoj se gjendja e ekipit është mjaft e mirë, duke pasur parasysh që edhe ekipi është grumbulluar i gjithi. Kemi ndeshje të vështira në vazhdim. Luajmë kundër një ekipi të madh si Norvegjia, që ka shumë vite në futboll dhe që kanë ecur shumë mirë në futbollin në botë.

Objektivat për këto dy ndeshje – Siç e kam thënë edhe më parë, synimet janë të mëdha, pasi kemi treguar që dimë të luajmë futboll dhe të ecim mirë në këto ndeshje që kemi për të bërë dhe të bëjmë surprizën. Norvegjia nuk është një ekip që ne mund të fluturojmë dhe të themi do të fitojmë, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ekipi kemi përballë. E rëndësishme është që ekipi të bëjë një ndeshje të mirë dhe pse jo mos të luajmë për një rezultat pozitiv. Por gjithsesi, besimi te vajzat mendoj është. Grupi është mjaft i mirë dhe shpresojmë të japim maksimumin. Synimet janë të mëdha, fokusohemi te ndeshja me Norvegjinë dhe duhet pasur parasysh që ndeshjet merren njëra pas tjetrës dge sigurisht që dhe te Kosova shkojmë për të fituar.

A mund të marrë tre pikët Shqipëria ndaj Kosovës?-  Besoj që po, pasi kemi treguar që nga viti në vit kemi rritje. Mendoj se ky grup është mjaft i mirë, pasi ka vite që luajmë bashkë dhe në vazhdim besoj se do tregojmë që dimë të fitojmë dhe dimë të luajmë shumë mirë futboll dhe të marrim tre pikët.

Arbenita Curraj, një nga elementet kyçë të mbrojtjes kuqezi theksoi gjithashtu se atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë, ndërsa vlerësoi Norvegjinë dhe Kosovën si dy kundërshtare të forta. Curraj foli edhe për ndjesinë e të luajturit në një stadium si Air Albania, teksa shpreson që ekipi të marrë një rezultat të mirë ndaj Norvegjisë në shtëpi.

Atmosfera në ekip – Si gjithmonë, atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë, duke u bazuar edhe se po vijmë nga kampionati që po luhet në vendin tonë dhe besoj që dhe situata në grup është shumë e mirë.

Synimet në këto dy sfida – Normal, për çdo ndeshje synimi ynë është që të marrim pikë maksimale, por e dimë që Norvegjia është një nga top favoritet në grupin tonë, por që me Kosovën shkojmë absolutisht për të marrë pikët maksimale.

A duhet të ndihen favorite vajzat kuqezi kur luajnë në “Air Albania”? – Kur luan në shtëpinë tënde është gjithmonë më mirë dhe duke u bazuar edhe te ndeshja e parë e jona kundër Armenisë në Air Albania ku fituam 5-0, kemi shumë shpresa që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe të marrim rezultatin maksimal që ne mundemi nga kjo ndeshje.

Të fundit

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Çfarë po ndodh me tregjet e naftës pas sulmit të Iranit?

Shumë investitorë po mbajnë frymën e tyre pas sulmit të paprecedentë të Iranit me dron dhe raketë ndaj Izraelit që filloi më 13 prill....

Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’: Nesër marr valixhen dhe do iki. Do jap një pau, pau, pau…!

Jetmiri ka paralajmëruar sot se gjatë spektaklit të së martës do të sqarojë çdo gjë. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri...

Lajme të tjera

Web TV