Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe ‘malazezi’ misterioz që e urdhëroi të dorëzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.

Ai deklaroi se i pari që është përgjuar ka qenë Sali Berisha kryesisht për ngjarjet e shtatorit të 1998 që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e dështuar të shtetit dhe marrëdhëniet e tij me Bujar Bukoshin.

Vangjeli solli edhe detaje dramatike që dolën nga përgjimet e Berishës në atë kohë.

Historinë e përgjimeve e risolli në vëmendje Presidenti i Republikës, i cili pretendoi se përgjohej nga shërbime vendase dhe të huaja. E thënë një gjë e tillë, më së paku është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, por në Tiranë kjo është një cudi që zgjat pak.  Shqipëria ka histori të gjatë me përgjimet dhe viktima të tyre kanë qenë edhe personazhe si Rama, Meta, Basha. Kam përshtypjen Berisha ka qenë përfitues i kësaj prapësie të paligjshme. Për paradoks, ai ka qenë gjithashtu edhe politikani i pare që është përgjuar, por me vendim gjykate. Mendohej që në atë kohë Berisha nuk përdorte telefon celular dhe në përgjim u vu numri fiks i sekratarisë së tij tek PD-ja. Ato që janë përgjuar në atë kohë, kanë qenë dramatike ndoshta indicie të mjaftueshme edhe për të mundësuar arrestimin e tij pasi kanë qenë të lidhura me Grushtin e Shtetit.

Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54 që e mbanin pranë selisë. Nuk dihet nëse kjo dosje me transkriptet e bisedave ekziston ende, por është e sigurt se ajo është në disa kopje dhe ruhet në “arkiva private”. 

Pastaj ngjarjet rrodhën ndryshe. Me date 28!dhjetor të të njejtit vit, me Majkon dhe Metën, Berisha u ftua në një takim me dyer të mbyllura ku kam qenë edhe vetë dëshmitar pothuaj i vetëm. Aty Berishës jh bë e qartë se në mars do të shpërthente konflikti në Kosovë dhe se serbët kishin planifikuar të realizonin operacionin “Patkoi”. Majko dhe Meta i kërkuan Berishës që të hiqte dorë nga demostratat që bënte atëherë në rrugë. Dhe hezitimit të Berishës për ta bërë një gjë të tillë, ata ju përgjigjën se nëse vazhdonte të njëjtën gjë, atëherë do të goditej”, tha Vangjeli për aktin që ishte i pari për reabilitimin e Berishës, ndarkohë që ai edhe mund të arrestoshej për shkak të ngjarjeve te shtatorit. Vangjeli tha se mbas historisë së përgatitjes së Shqipërisë për konfliktin e në Kosvë qëndronin amerikanët. “Padyshim që ishin amerikanët, sic kanë qenë gjithmonë prapa të te gjitha punëve të mira të bëra ne Shqipëri”, tha Vangjeli në emisionin Konrast të gazetarit Denis Minga.

Të fundit

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë...

Biden sërish në qendër të ‘gafave’, e radhës do t’iu shkrijë së qeshuri (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i tha një intervistuesi se ai kishte paralajmëruar qeverinë izraelite që të mos sulmonte veten,...

“SPAK nuk të fal”, Karamuço: Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak. Gjatë intervistës në emisionin “Real...

‘Horror’/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një vajzë ka përfunduar në spital pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një estetiste. Ngjarja ka...

Monika është përjashtuar nga PL? Meta habit me përgjigjen e tij

Ku është përjashtuar? Monika Kryemadhi është në kryesinë e Partisë. E përshëndes. Debate dhe mund të kemi ndonjë herë. Mund të debatojmë edhe në konventë. Mezi e...

Lajme të tjera

Web TV