Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë në dhomën e një hoteli në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon.
Sipas ABC, Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë. Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4 që i është larguar nëna nga shtëpia.
Edhe djali i 60 vjeçarit ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur.