Shqipëri-Kosovë/ Qeveritë bashkohen në mbledhje, ndahen për Ballkanin e Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës janë mbledhur dje në Elbasan për të miratuar disa marrëveshje që lehtësojnë qytetarët e dy vendeve. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama dhe Kurti u ndalën tek Open Balkan, ndërsa ishin në unison në përgjigjen mbi pyetjen për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës janë mbledhur në Elbasan në një mbledhje të përvitshme me rastin e Festës së Pavarësisë. Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve që ju vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë, dy kryeministrat mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për të ndarë pikëpmajet e tyre në lidhje me Open Balkan dhe idesë për bashkimin mes dy vendeve. Kryeministri Edi u ndal dhe në polemikën e krijuar pas refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë në Open Balkan. Sipas Ramës qëndrimi i ndryshëm për këtë çështje nuk do të thotë që kjo duhet të bëhet pengesë për pengimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mosdakordësinë mes tij dhe Kurtit në lidhje me Ballkanin e Hapur Rama e krahasoi me shqiponjën me dy koka, e cila ka një trup statik, dhe dy koka që shikojnë nga të gjitha anët për të mos u zënë në befasi. “Për Ballkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura, pastaj i bie që të ndryshojmë emrat, të mos jemi ata që jemi. Është filozofia e një marrëdhënieve mes njerëzish që nuk rrinë dot pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj”, tha Rama. Kryeministri shqiptar i është referuar edhe simbolit të flamurit shqiptar, ku shqiponjat qëndrojnë me kokë që shohin nga kahet e ndryshme. “të mësoheni me faktin se edhe kur nuk kemi të njëjtin mendim, kjo nuk duhet të na pengojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, njëra kokë sheh nga njëra anë, koka tjetër sheh nga ana tjetër dhe trupi qëndron drejt, që do të thotë se shqiponja është e informuar vizualisht në 360 gradë. Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi pasi sheh kontrollon të dyja anët. Jemi shqiponjë me dy koka, kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë, rreziku është të kafshojmë veten më shumë se sot që nuk e kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, por dhe angazhimin e vendosur në funksion të këtyre marrëdhënieve”, tha Rama.
Bashkimi

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij Albin Kurti theksoi se ka gjasa që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen. Ndonëse nuk përmendi një kohë, kreu i qeverisë tha se kjo do të ndodhë. Duke e cilësuar si provokim pyetjen e gazetarit kosovar, se çfarë mendonte nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e vendeve, kreu i qeverisë theksoi se vota e tij do të ishte pro. “Tani kjo është pyetje, apo provokacia?! Se nuk e kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi pas qëndrimit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do beja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës dhe do votoja pro. Nëse do më pyesni a do ndodhja kjo; unë them se kjo do ndodhi, se di se kur dhe se si do të ndodhi. Sot apo që kjo do të ndodh një ditë, unë them që po. Atyre që mund ta marrim këtë dhe të dalin që të bërtasin; ‘Shqipëri e Madhe’, i them se fallxhorët nuk gjykohen. Nëse unë do hidhja fall, po e hedh me imagjinatë, se nuk shoh filxhan, them se do ndodh. Fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do bëjnë deklarata pas kësaj dhe do thonë; u takuan pas kësaj se do digjet Ballkani, të ngrihet bota se do na sulmojnë shqiptarët. Më ndihmoni dhe ju dhe thoni që foli zëri i fallxhorit, dhe jo zëri i politikanit. Meqë më provokoi Klani i Kosovës, se Klani i Shqipërisë provokoi Albinin, ju përgjigja.”, tha Rama. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk mund të vendosin kryeministrat për procest historike. “Ka një keqkuptim të bashkimi i shqiptarëve është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh ne. S’mund të vendosemi ne mbi procese historike që na vendos data të tilla”, tha Kurti. Kryeministri i Kosovës tha se duhet të jenë të bashkuar për tu integruar në Bashkimin Europian. Ajo që ndjej në Kosovë, ka një lloj ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një lloj e represionit të shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me një tonditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet. Pra, një kërkesë për të ndrydh një dëshirë e një mendim. Të thuash se jemi të ndarë, do ishte marrëzi, të thuash jemi më të fortë se jemi dy, do ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV