Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën nga sulmi në autobus, rrëfen bisedën e fundit të tij me babain: ‘Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, një prej nxënësve që humbi jetën nga sulmi me armë në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, rrëfen për News 24, se si e mori vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se ka qenë babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjut ka viktima’.

I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.’ rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sulmi në autobus.

 

 

“Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.’ – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.

Të fundit

Amerika e përshkruar në Luftën Civile nuk është gjysma aq alarmante sa ajo reale

Me Donald Trump dhe trazirat në Capitol Hill në gjykatë, atmosfera e stuhishme apolitike e kësaj distopie ndihet si...

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të...

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Lajme të tjera

Web TV