“Kryeministri që unë preferoj”, Pacolli nuk i kursen fjalët e mira për Ramën: Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pranishëm në ceremoninë për nisjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ishte edhe politikani kosovar dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar garën për ndërtimin e aeroportit.

Pacolli gjatë së tij tha se ishte i lumtur që kishte kompania e tij do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pacolli nuk i ka kursyer edhe lëvdatat për kryeministrin, duke thënë se Rama me energjinë e tij do që ta çojë Shqipërinë përpara.

“Unë kam krenarë që jem në këtë vend në ditën e madhe të Kombit kur ne festojmë 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kombit tonë. Dita bëhet edhe më madhështore, kur ne punë praktike fillojmë një kantier aq të rëndësishëm. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madh për ekonominë e vendit dhe është një projekt i posaçëm pasi tregon qartë harmoninë e bashkëpunimit të qeverisë me privatin.

Është një veprim ekonomik i ekonomisë liberale, ku qeveria krijon kushtet dhe bën çmos që të siguroi investitorit ambientin dhe infrastrukturën. Jam i lumtur që jam aktori kryesoj i kësaj vepre dhe ndodhen qytetin që e kam shumë për zemër. Kohët e fundit nuk kam munguar që të jem këtu në Vlorë dhe sot jemi me një gjë madhështore. I lumtur që jam para kryeministrit që e preferoj një kryeminstër me energji të papara, me dashuri dhe dëshirë të madh për të çuar përpara vendin.

Kryeministër ja keni dalë në këtë punë, jeni duke punuar për qytetarët tonë, për popullin tonë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli ndër të tjera.

Të fundit

Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja...

“Mona ka pak probleme me kthjelltësinë”/ Meta se kursen Kryemadhin pas deklaratave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Meta tha gjatë fjalës...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

Natyra “thyen” luksin, pamjet që u bënë virale nga Dubai i përmbytur (FOTO)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me...

“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj...

Lajme të tjera

Web TV