Kur “Corriere Della Serra” raportonte shpalljen e pavarësisë shqiptare, një leksion nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

“Corriere Della Sera”, e premte 29 nëntor 1912. Titulli kryesor: “Shpallet në Vlorë pavarësia dhe neutraliteti i Shqipërisë nga Ismail Kemal bej dhe personalitete të tjera. Përmbysjet e shkaktuara nga Lufta Ballkanike”. Në historinë 145-vjeçare të gazetës italiane “Corriere della sera” është shkruar jo pak për Shqipërinë. Por unë nuk di që titulli kryesor dhe e gjithë faqja e parë t’i jetë kushtuar tërësisht një çështje për Shqipërinë.

Një punë e shkëlqyer e gazetarëve italianë që kanë raportuar në redaksinë e tyre ditën e shpalljes së pavarësisë shqiptare direkt nga Vlora në mënyrë që ditën tjetër lajmi të ishte i publikuar në gazetë.

Kujtojmë që asnjë gazetë shqiptare nuk kishte më 29 nëntor 1912 lajmin e shpalljes së pavarësisë. Dhe asnjë gazetë e huaj, përveç “Corriere Della Sera” nuk kishte këtë lajm më 29 nëntor dhe me këtë hapësirë këtë lajm. Jo më kot thonë që gazetat janë maketi i parë i historisë. Një leksion që vjen nga Italia. Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Të fundit

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli...

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV