“Djema, vrava gruan”/ Armeni masakron me thikë bashkëshorten në Greqi, dorëzohet vetë në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 49-vjeçar me origjinë armene, me banim në Selanik ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, shkruajnë mediat e vendit helen. Sakaq, pas vrasjes, burri ka shkuar vetëm në polici dhe ka treguar se ka kryer krimin.

“Djema, vrava gruan time”.

49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.

Pas kontrollit në banesë, policia gjetur në dhomën e gjumit gruan, me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbët. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së saj.

Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.

Të fundit

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë...

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Sara shtatzënë/ Reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Papunësia afatgjatë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2017

Papunësia afatgjatë te të rinjtë, shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Si një drejtues mund t’i përdorë, për të mbajtur të bashkuar anëtarët e një grupi pune

Grupet e punës kanë objektiva të qarta dhe të përcaktuara për të arritur qëllimet e përcaktuara. Ato zakonisht zhvillohen rreth një udhëheqësi dhe ndjekin...

Lajme të tjera

Web TV