Donaldi dhe Beatrix i hedhin ‘benzinë zjarrit’, lahen të dy të zhveshur në dush (Foto/Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur Semi Jaupaj u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duket se Donaldi dhe Beatrixi po kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Aktori dhe këngëtarja shfaqen gjithmonë bashkë dhe publiku e ka vënë re menjëherë këtë afrimitet mes tyre. Madje fansat shprehen se ata duket sikur po flirtojnë me njëri-tjetrin dhe se Donald po harron Bora Zemanin.

Donaldi duket shumë më “i lirë” me ikjen e Semit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi ajo herë pas here i përmendte Borën dhe dashurinë që ata kishin për njëri-tjetrin.

“Plasi dashuria”/ Të zhveshur në dush, Donaldi dhe Beatrix

Së fundmi, aktori i njohur i humorit dhe Beatrix janë kapur nga kamerat teksa bënin dush së bashku. Madje në një moment Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.

Nga ana tjetër nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora Zemani, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP” pak javë më parë.

Por jo vetëm kaq, pasi aktori madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.

Të fundit

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

Lajme të tjera

Web TV