Rama dhe Balluku ‘ngrejnë traun’, hapet për qarkullim rruga e Arbrit (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një ditë simbolike, siç është festa e çlirimit, për të bërë hapjen zyrtare të këtij aksi mjaft të rëndësishmë kombëtar.

Rama deklaroi se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

“Për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, bën të ditur Rama

Aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit, ndërsa nuk do mungojë as makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

Një ditë më parë, në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend


Të fundit

Rama dhe Balluku ‘ngrejnë traun’, hapet për qarkullim rruga e Arbrit (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një...

I shtypur nga treni/ Gjendet i vdekur ish-miku dhe besniku i Toto Riinas, ‘bosi i bosëve’ të Cosa Nostra-s

Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga besnikët e ish-bosit historik të mafias siçiliane 'Cosa Nostra', Totò Riina-s,  i dënuar me 17 vjet...

Ishte fshehur te rrotat e avionit, i riu mbijeton në temperaturën -47 gradë për dy orë e gjysëm fluturim

Një 26-vjeçar i paidentifikuar u gjet i fshehur brenda pajisjes së uljes së një avioni pasagjerësh në SHBA. Ai i mbijetoi një fluturimi dy orë...

Policia arreston shoferin e ambulancës që u aksidentua në Rinas, humbi jetën pacientja

Ilir Shullazi, shoferi i ambulancës që u aksidentua dje në rrugën e Rinasit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Shtetit. Si pasojë,...

“Djema, vrava gruan”/ Armeni masakron me thikë bashkëshorten në Greqi, dorëzohet vetë në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 49-vjeçar me origjinë armene, me banim në Selanik ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV