Shoqata Tirana kundër shfaqjes “Prefekti” në Teatrin Kombëtar: Kjo komedi synon denigrimin dhe fyerjen e komunitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në simpoziumin shkencor të 18 Nëntorit mbajtur në kuadër të marrëveshjes së Shoqatës Tirana dhe Autoritetit të Dosjeve për zbardhjen e historisë, dokumentimin e vuajtjeve njerëzore nën diktaturë dhe perbaltjen e figurave historike, familja e nderuar Tiranase MULLETI ishte një ndër familjet e trajtuara në këtë simpozium.

Si për ironi pak ditë më vonë Teatri Turbina njoftoi shfaqjen e Komedisë “Prefekti” një komedi që ka synuar denigrimin e një prej intelektualëve më të shquar të kohës, Qazim Mulletin, studiuar në Manastir, Zosimea, Kolegjin Elitar të Perandorisë Turke Gallatasaraj. Ai ishte protagonist në ngjarjet më të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit Kombëtar, në Kongresin e Lushnjes, Komandant i forcave vullnetare nacionaliste kundër ushtrive Serbe 1920, Prefekt i Dibrës në Qeverinë e Nolit etj.

Është momenti të përmendim aktin e gjigandit të skenës shqiptare Robert Ndrenika i cili ishte i detyruar të luante rolin kryesor të komedisë “Prefekti”, gjatë viteve të diktaturës komuniste. Por pas viteve 90 kërkoi ndjesë publike komunitetit Tironas në reflektim të ndërgjegjes së tij qytetare, njerëzore dhe intelektuale. Mbase ky mesazh duhej të ishte mësim për çdo aktor që do guxonte të merrte përsipër të përsëriste këtë rol. Fatkeqsisht kjo nuk ndodhi. Turpi le ti mbetet atij që e bën.

Shoqata Tirana do ti drejtohet Ministrisë së Kulturës qe te heqë zyrtarisht nga transmetimi dhe shfaqja, komedinë “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës .
Kjo komedi synon denigrimin dhe fyerjen e komunitetit Tironas, mohimin e kontributin që Tironasit kanë dhënë gjatë gjithë historisë së kombit tonë.
Kjo shfaqje ndikon në prishjen e harmonisë sociale dhe nxit urrejtjen ndërkomunitare dhe na rikthen në atë epokë të urryer për të gjithë shqiptarët.
Respekt dhe nderim për figurat intelektuale dhe patriotët Tironas.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV