Vrasja e ish-deputetit në Shkodër/ Kamerat “kapin” autorin, zbulohen dy pistat ku po heton policia

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës nuk ka ende një autor për atentatin e ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti, Pashko Ujka.

Paraditen e sotme grupi hetimor është rikthyer në vendin ku ndodhi atentati për të gjetur ndonjë provë që mund të çojë në zbulimin e autorit/ve të atentatit.

Sipas raportimeve, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka parë për herë të parë autorin, por pa mundur ta identifikojë atë.

Në vitin 2005, Pashko Ujka është zgjedhur deputet me aleancën demokratike ndërsa në 2007 ka kaluar me Partinë Demokristiane.

Pistat e hetimit

Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës

Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qënë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Për vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryekomunarit janë shoqëruar disa persona, në kuadrin e të dyshuarit apo të të paturit dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë masë ndalimi ndaj asnjërit prej tyre.


Të fundit

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër/ Kamerat “kapin” autorin, zbulohen dy pistat ku po heton policia

Policia e Shkodrës nuk ka ende një autor për atentatin e ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë ish-kryetari i...

Vaksina ndaj Covid-19 nuk është efektive për variantin e ri/ EMA: Do krijojmë vaksina të reja kundër Omicron

Vaksinat janë mjeti kryesor kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Kështu pohoi Agjencia Europiane e Barnave, e cila tha se po synojnë që...

Rrëzohet helikopteri ushtarak, të paktën 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ushtrisë, të cilët kanë...

Zjarri në banesën e Çalamanit/ Pamjet kur dy autorët largohen, kapen nga kamerat

Këto janë momentet kur dy persona, që duken të rinj në moshë i afrohen shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në...

Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje në burgun e Greqisë, Apeli lehtëson dënimin e gardianëve

Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dënimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje...

Lajme të tjera

Web TV