Një jetë për shqiptarët: 10 vjet pa mbretin Leka I

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ekrem Spahiu

Mbreti Leka I, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë për vlerat prestigjioze kombëtare, të cilat i mishëroi në konsekuencën politike mbretërore ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Ai nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, duke ruajtur të pacënuar besimin për këtë të ardhme. Për Mbretin Leka, çështja kombëtare përbënte shqetësimin dhe angazhimin kryesor të gjithë jetës së Tij, për të cilën sakrifikoi dhe mbajti çdo kosto për veten dhe familjen mbretërore. Besimplotë dhe i përkushtuar në konsekuencën politike mbretërore, Mbreti Leka I, jo vetëm që ishte kundër regjimit dhe diktaturës komuniste, por edhe e luftoi atë me të gjitha mënyrat.

Mbreti Leka, është burrështetasi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë.  Këtë e tregon rezultati i Referendumit të 29 qershorit 1997, i shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në të cilin votuan pro Monarkisë 450,478 zgjedhës, baraz me 33.26 % të votuesve. Ndërkohë, sipas të dhënave nga komisionerët e monarkisë në qendërat e votimi, rezultati real i arritur në atë Referendum, në rang kombëtar, ishte 54% pro Monarkisë. Kjo shkallë e lartë popullariteti u manifestua edhe gjatë pritjes që iu bë Mbretit Leka në Rinas, e cila do të mbetet në librat e historisë si pritja më madhështore dhe më entusiaste që i është bërë ndonjëherë personaliteteve të kombit shqiptar. Për ndarjen nga jeta të Mbretit Leka, më 3 dhjetor, Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare dinjitoze homazhesh e lamtumire në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, e cila kishte një domethënie të madhe për institucionin e Mbretërisë. Dita kur u zhvillua ceremonia u shpall ditë zie kombëtare, duke ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Drejtuesit më të lartë shtetërorë, nga Shqipëria e Kosova, kryetarët e të gjitha partive politike, krerët e të gjitha besimeve fetare, dhjetra mijëra qytetarë e bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare, i dhanë lamtumirën e fundit Mbretit të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mbretin Leka I.

Lexo edhe :  Studimi: Çrregullimet e sistemit nervor, shkaku kryesor i sëmundjeve në botë

 

 

 

 

Të fundit

Bie nga shkallët, humb jetën shqiptari baba i dy fëmijëve (Emri)

F.Rroshi, një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e...

“Jam rrugës për të gjetur Kate”, Kim Kardashian bën humor me “zhdukjen” e princeshës

Mes spekulimeve të vazhdueshme rreth shëndetit dhe vendndodhjes së Princeshës së Uellsit, Kim Kardashian ka injektuar një dozë humori me një postim në Instagram....

Ja pse një këngë na kthehet gjithmonë… dhe truket për ta hequr qafe atë

Psikologji Nëse një këngë të “përndjek” nuk është vetëm çështje këngëtarësh dhe muzikantësh të preferuar, por edhe dinamika psikologjike e deshifruar. Këtu ata janë.   Edhe...

Franco “Van Damme” Perrucci, karabinieri që luftoi tregtarët e drogës me karate

Personazh  Në vitet nëntëdhjetë emri i tij ishte i njohur për të gjithë, tani pensionisti Franco Perrucci tregon sesi ka ndryshuar arma e Karabinierëve   Nga Alessandro...

Ngjarja horror në Tapizë/ Gruaja lindi në banesë, vajza e madhe hodhi foshnjën në lumë

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në...

Lajme të tjera

Web TV