“Mos ngatërroni dynjanë, kjo është injorancë”/ Rama debat me gazetarin: Si nuk të vjen turp! Ik vaksinohu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës ka dhënë edhe një prononcim për mediat, por ka debatuar ashpër me gazetarin e News24, Erjon Skëndaj, i cili  e pyeti se përse Shqipëria nuk e njeh imunitetin natyror, ashtu si vendet e BE.

Kreu i qeverisë iu drejtua gazetarit, duke i thënë që të vaksinohet sepse nuk do lejohet të hyjë në konferenca shtypi.

 Debati i Ramës me gazetarin

Gazetari: Zoti kryeministër këto shtete që ju përmendët njohin edhe imunizimin natyror po aq sa vaksina

Rama: Çfarë do të thotë kjo?

Gazetari: Green pass.

Rama: Çfarë është green pass sipas teje?

Gazetari: Pasi kalon covidin, pas 6 muaj njihet imuniteti natyror. Madje edhe qeveria juaj e njeh këtë vetëm për shtetasit në hyrje të doganave shqiptare. Ju pse nuk e njihni imunitetin natyror?

Rama: Kjo është ajo që njeh gjithë BE-ja dhe kjo ka të bëjë me shërimin. Unë po flas për vaksinimin. Mos ngatërroni dynjanë.

Gazetari: Unë po ngatërroj dynjanë?

Rama: Po pse bëni debat me mua, unë nuk kam ardhur për debat. Unë po flas për ata që janë të pavaksinuar, pastaj çfarë përmban vendimi, është vendim dhe nuk diskutohet .

Gazetari: Ju po diskriminoni qytetarët shqiptare, nuk i pajisni me green pass natyror.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër për vaksinimin.

Rama: Ne nuk  do marrim vendime politike vetë. Mos bëni konfuzion sepse po flasim për këtë. Prandaj zotëri mos bëni konfuzion. Ne nuk e kemi përjashtuar atë që the ti.

Gazetari: Unë jam një nga ata që e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur.

Rama: Mos krijo konfuzion, po flasim për ata që do vaksinohen. Edhe këtë që thua ti mund ta diskutojmë pa bërë konfuzion. Këtu jemi për vaksinimin.

Lexo edhe :  AKEP: Struktura duopol sjell rreziqe të mëdha për konkurrencën në tregun celular

Unë thashë që në Shqipëri ne po përballemi me një kategori njerëzish që i besojnë pallavrave të internetit dhe flasim për shfarosje të pensionisteve dhe budallaqe të kësaj natyre që janë të rrezikshme.

Prandaj zotëri…i vaksinuar je ti?

Gazetari: Jo se e kam kaluar dy herë

Rama: A nuk je vaksinuar? Epo vaksinohu sepse nuk do hysh në konferenca shtypi. Si nuk të vjen zor

Gazetari: Kam harxhuar 1 milionë e gjysmë

Rama: Si nuk të vjen zor, kjo është injorancë, është skandaloze.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV