Berisha me Enverin, Bamir Topi: Një foto sa 1 mijë fjalë! Këtu nis Katovica e Gorbaçovit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Foto sa 1 mijë fjalë dhe këtu nis Katovica shqiptare”. Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka bërë ndoshta komentin më të veçantë lidhur me fotografinë e publikuar dje në gazetën “Tema” nga gazetari dhe botuesi Mero Baze në të cilën shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxha. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Topi e lidhur fotografinë me platformën e Katovicës sipas të cilës pas rrëzimit të komunizmit në vendet lindore të Evropës ish-komunistët do ishin përsëri në pushtet në një formë tjetër. Topi ka bërë edhe shpjegimin konkret të fotografisë duke shquar edhe emra të tjerë që janë fiksuar në këtë fotografi. Më poshtë komenti i zotit Topi.

Zoti Topi, cili është komenti juaj lidhur me fotografinë që është publikur në gazetën Tema në të cilën shfaqet Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxhë në vilën e tij?

Ka disa rubrika si “Foto që flasin vetë”, apo edhe “Një foto sa 1 mijë fjalë”. Kjo është fotot sa një mijë fjalë. Çfarë të them unë? Shiko, të gjithë politikanët pas vitit 1990 nuk janë prodhuar nga institute të kualifikuara për politikë. Secili erdhi nga profesione të ndryshme. Zgjidhjet politike nuk kanë qenë më të mençurat por kanë qenë nga rrethanat apo papjekuria. Çështja është se askush nuk e kthen kokën se cfarë kanë ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri nga orienritmet që Gorbaçovi i dha në prag të ndryshimeve të mëdha për të gjitha vendet e Lindjes.

E keni fjalën për platformën e Katovicës?

Katovica. Keni një analizë shumë realiste të profesor Servet Pëllumbit. Përse nuk e ktheni kokën atje për të parë kush hyrin në politikë, nga hyri dhe sa bashkëpuëntorë të Sigurimit të Shtetit kishte në prurjet në politikë, edhe të krahut të djathtë dhe përse nuk u bë ligji për bashkëpuëntorët dhe lustracionin. E kërkova në vitin 2006 lustracionin sëbashku me zotin majkoi dhe u pengua kjo nismë. Këtu nis e gjitha te Katovica.

Lexo edhe :  Angelina Jolie në sfidë me veten, tashmë me fokusin te moda

Do doja një koment konkret për fotografinë.

Unë shikoj në këtë foto Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxhën dhe në pritje, domethënë atë që e kanë pritur profesor Isuf Kalon, Sali Berishën dhe i treti është ish-kryetari i Urdhrit të Mjekëve Dine Abazi. Kjo nuk është e vetmja fotografi? Ju mendoni se u dëshën 30 vite për të interpretuar Berishën, si ka hyrë dhe çfarë ka njohur. Më mirë fare do ishte tua jepje protagonistëve ta shpjegojnë çfarë ka ndodhur aty, kush ka qenë, pse ka qenë. Unë di që gjatë komunzimit kur kaloja në trotuarin përbri Bllokut më thoshte ushtari zbrit poshtë. Ndonjëherë mungonte kurajoja për të parë. Për hir të vërtetës krijohej një lloj kurioziteti për ta parë në 360 gradë Bllokun. Unë dilja sepse kam qenë në moshën e rinisë dhe dija shumë mirë konfiguracionin ku hyje dhe ku dilej. Dhe kishte rrugët periferike të bllokut kishte pallatet e banuara. Dija kush banonte afër. Bulevardi i Tiranës ishte institucioni i disidencës.

Të fundit

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin edhe për 7 deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët ndaj të cilëve është kërkuar...

Marrëveshja për emigrantët/ Balla: 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme përsa i përket marrëveshjes Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve. Gjatë fjalës së...

Me Kadare në fyt

Nga Edison Ypi Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe të tjera si këto janë...

Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar...

Çfarë do të ndodhë në pranverë? Gazetari: Rama po përgatit ‘fshesën’ në parti

Gazetari Lavdrim Lita tha se kryeministri Edi Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë...

Lajme të tjera

Web TV