Korrupsioni me dyqanin e burgut te ‘313’-ta/ GJKKO dënon me burg ish-drejtorin dhe përgjegjësin e logjistikës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’ Eduart Struga është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vite burg për korrupsion. Në burg është lënë edhe Ervin Kurtulla, biznesmeni i cili është dënuar me 3 vite burg, pasi është përfshirë në skemën korruptive.

Nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Për Strugën dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Eduard Struga, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit ‘Jordan Misja’, në bashkëpunim me shtetasin Florjan Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”. Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t’ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.

Ish-drejtori i burgut, Eduart Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuar në prill të 2020, pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313.

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV