Sokol Binaj zgjidhet kryetari i KED, zbardhet pasuria e tij dhe gjetjet që bëri Komisioni i Vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Binaj u zgjodh sot nga shorti me gogla, i hedhur në Presidencë si Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sokol Binaj rezultoi fitues në këtë short, mes disa kandidatëve të Gjykatës së Lartë. Sipas Kushtetutës, anëtari që përfaqëson Gjykatën e Lartë është automatikisht dhe kryetari I KED-së, strukturës më të rëndësishme që bën vlerësimin dhe procesin e konkurrimit për emërimet në sistemin e Drejtësisë.

PASURIA DHE VETTINGU

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Sokol Binaj u përball në 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që kreu hetimin administrative për Binajn përbëhej nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko. Komisioni I Pavarur I Kualifikimit e ka vlerësuar pozitivisht Sokol Binajn, duke e kaluar në procesin e vetingut.

(LEXO VENDIMIN E PLOTE)

Sokol Binaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004, pas një dekade qëndrimi në Romë të Italisë. Ai punon prej 15 vitesh në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërkohë që paralelisht me funksionin ka marrë pjesë në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës në cilësinë e ekspertit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Sokol Binaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vettingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Sokol Binaj zotëronte vetëm një apartament prej 62m2, të privatizuar për 30 mijë lekë në vitin 2004. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare deklarohet në vlerën e 1.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 118 mijë lekësh.

Lexo edhe :  Kosovë/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi

Pasuria përbëhet nga një automjet me vlerë 1.6 milionë lekë si dhe apartamenti i deklaruar që prej vitit 2004. Zoti Binaj ka përfituar gjithashtu një apartament dhuratë nga e motra në vitin 2017 me sipërfaqe 77.97 m2.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.1 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit ka siguruar 60% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes si kancelare në sistemin e Prokurorisë ka siguruar 38% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” në këtë analizë përfitimin e një apartamenti banimi në vitin 2017, përmes një kontrate dhurimi nga e motra.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Të fundit

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Lajme të tjera

Web TV