Biznesi online/ Ibrahimaj: Po bëjmë gjurmimet se kush do të jetë subjekt i TVSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria mori dje vendim për të mbrojtur konsumatorin për blerjet online. Ministrja e Financave tha se një task-forcë do të gjurmojë bizneset pa NIPT.

Ajo sqaroi se ato biznese që e kalojnë fashën prej 14 milionë lekësh, do të futen në skemën e pagimit të taksave.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për tregtinë online, e cila pësoi një rritje gjatë kohës së pandemisë. Në një dalje për mediat, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se ky vendim është marrë për mbrojtjen e konsumatorit për aq kohë sa qytetarët blejnë produkte online, brenda dhe jashtë vendit. Ajo sqaroi se ato biznese që e kalojnë fashën prej 14 milionë lekësh, do të futen në skemën e pagimit të taksave. Ibrahimaj thotë se është ngritur një task forcë, e cila do të bëjë gjurmimin e bizneseve që tregtojnë online, por që nuk janë subjekt i tatim fitimit. “Vendimi që kaluam sot (dje) ka të bëjë me tregtinë elektronike, me atë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një rritje të fluksit të kësaj kategorie dhe pas pandemisë duket se konsumatorët janë mësuar me këtë formë dhe kanë vijuar ta përdorin.

Vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit me disa saktësime të elementëve që duhet të kenë kontratat e këtij lloj tregtimi me qëllim që konsumatori kur blen një produkt online të jetë i mbrojtur. Ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë. Nga dita që konsumatori merr mallin në shtëpi ka të drejtë 14 ditë që ta kthejë mbrapsht”, tha ministrja e Financave. Ibrahimaj ka shpjeguar për të gjithë ata që bëjne biznes online duke thënë se është një task forcë që bën gjurmimin r subjekteve pa NIPT. “Po ashtu ka një siguri më të lartë në shërbimet e pagesave. Me futjen e fiskalizimit faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online.

Lexo edhe :  "Ne nuk mund ta pranojmë"/ Basha kundër Bardhit: S’je anëtar i PD-së

Gjurmimi nuk bëhet vetëm përmes lëshimit të faturës, por bëhet edhe nëpërmjet transaksioneve bankare. Ka një task forcë që bën gjurmimin e subjekteve pa NIPT. Ligji për taksat dhe për tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementet që lidhen si me tregtinë fizike dhe me atë online. Kjo VKM që kalojmë ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryen blerje dhe transaksione online. Nuk ka të bëjë me ndryshim të taksave dhe tarifave në dhënin e këtyre shërbimeve”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Ajo tha se bizneset kanë tarifat e tyre për transportin. “Bizneset kanë tarifat e tyre dhe ne nuk mund të përcaktojmë tarifat e shërbimit të transportit. Ato taksohen për qarkullimin e tyre dhe për të gjitha transaksionet. Nëse nuk e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh ato nuk janë subjekt i tatim fitimit. Nëse kanë qarkullim më të lartë janë subjekt i tatim fitimit”, tha ajo.

 

Të fundit

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet...

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim...

Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Po ajo mënyrë funksionimi: E paqartë, e pa vendosur, e dyzuar dhe pa ide. Rithemelimi nën drejtimin e Gazmend Bardhit si numri dy, nuk...

Parashikimi i motit 15 Prill 2024, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV