Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, Yuri Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi! I hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kim thotë se po vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe se kjo i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

‘Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi.’- shkruan Yuri Kim.

Të fundit

Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë,makinat kanë ngelur në radhë të bllokuara

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë. Kjo gjë ka...

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë/ “E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha

Fatmir Zanaj Opinioni publik është njohur disi me librin e Aredin Shytit “Përballë së keqes”, publikuar nga botimet “Naimi”. Çdo mjedisi kulturor të vendit tonë...

A mund të ndalojë Elon Musk mbylljen e TikTok në SHBA?

Zyrtarët kinezë raportohet se po konsiderojnë shitjen e TikTok në SHBA te miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, nëse aplikacioni i...

Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Kamëz

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25...

Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes

Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut. Ka qenë Ministri i Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV