Horror në familje/ Babai i pret fytin djalit 18-vjeçar, godet me thikë vajzën dhe gruan në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Diyarbakirit në Turqi. Mediat lokale raportojnë se për arsye ende të paqarta, babai mori thikën dhe filloi të godasë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, duke i lënë të vdekur.

40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij. Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin. Ky i fundit vdiq, kurse nëna e plagosur rëndë u dërgua në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Pasi qëlloi dy të parët, babai 40-vjeçar goditi me thikë edhe vajzën 15-vjeçare. Ajo po ashtu është në spital në gjendje të rëndë.

Fqinjët njoftuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga shtëpia e tyre. Pasi hyri aty, policia gjeti një shtëpi të mbuluar nga gjaku me një të vdekur në vend dhe tre të plagosur rëndë.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV