Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla prej dy ditësh ndodhet në Uashington në Forumin e Demokracisë. Me një video në Twitter, Balla shkruan se ditën e sotme u mbajt forumi i Inteligjencës dhe sigurisë ku u diskutuan çështje të rëndësishme të politikave të sigurisë si sulmet kibernetike, pastrimi i parave etj.
Balla shton më tej se marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë.
“Një mundësi e mirë për të intensifikuar kontaktet me anëtarë të Kongresit për të diskutuar për sfidat me sulmet kibernetike, luftën kundër pastrimit të parave dhe trafiqet. Kjo ishte një mundësi për të ndarë eksperienca më të mira dhe për të intensifikuar marrëdhëniet që u ndërprenë për shkak të pandemisë.
Jam krenar që Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve. Marrëdhëniet mes dy qeverive, parlamenteve duhet të shoqërohen edhe me investime ekonomike. Kompani të mëdha amerikane po investojnë për sigurimin e energjisë siç është HEC-i i Skavicës”- u shpreh ai.