SHBA “kërcënon” Rusinë: Do dërgojmë trupa në Europën Lindore nëse pushton Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan, Joe Biden, të martën, dhe nuk ka dyshim se Ukraina është në krye të listës për diskutime urgjente pas disa javësh retorikë të përshkallëzuar.

Në prag të bisedimeve mes Biden dhe Putin, SHBA bëri të qartë se do të dërgojë përforcime në Europën Lindore dhe do të vendosen edhe sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia do të tentojë të pushtojë Ukrainën.

Takimi i dy liderëve pritet të zhvillohet pas një jave, ku sipas mediave të huaja, Biden do t’i bëjë të qartë Putin se SHBA nuk do të ndalojë anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli të hënën me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe përsëriti “mbështetjen e palëkundur” të Uashingtonit përballë “agresionit rus”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Me rreth 100,000 trupa ruse të mbledhura tashmë në kufi me Ukrainën, kjo është kriza më e keqe që nga viti 2015.

Rusia praktikisht ka ngrirë kontaktet e drejtpërdrejta me qeverinë e Ukrainës dhe Zelenskiy, të cilin e ka akuzuar se po përgatit sulm kundër rajoneve të Ukrainës juglindore të kontrolluara nga forcat e mbështetura nga Rusia. Ukraina i ka mohuar me forcë pretendimet.

Sipas analistëve, Moska po kërcënon për të nisur një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë, megjithëse ka vlerësime të ndryshme se sa e mundshme është një ofensivë ruse dhe çfarë mund ta shkaktojë atë.

Të fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish. Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS e bojkotoi, kësaj radhe anëtarët...

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Lajme të tjera

Web TV