Fjala e fundit/ “Amaneti” i Merkel për pasuesin e saj Scholz në “dorëzimin e çelësave”, ja çfarë i tha ish-kancelarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Kjo i jep fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.

Merkel, për 16 vjet ajo ndoshta ka kaluar më shumë kohë këtu sesa në shtëpi … Rreth orës 15:20 ajo u largua për herë të fundit nga Kancelaria Federale.

Dukej sikur se po nxitonte, u fut në limuzinën e saj vetëm pak minuta pas “dorëzimit të çelësit”.

Para kësaj, ajo kishte bëri një xhiro me nxitim nëpër Kancelari.

Bashkëpunëtorët e saj ishin mbledhur nëpër korridore e shkallë dhe e duartrokitnin me zë të lartë..

Ndoshta momenti më emocionues i gjithë ditës për kancelaren sepse shumë punonjës i kishin kaluar 16 vitet në kancelari me të.

Merkel i falenderoi të gjithë, përmendi edhe punonjësit në postë dhe kuzhinë.

Vetëm disa u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e dorëzimit, për shkak të koronës.

“Dorëzimi i çelësave” te kancelari i ri Olaf Scholz nga SPD ishte i shkurtër, por i ngrohtë.

“Merre shtëpinë në zotërim,” e nxiti Merkel.

“Është një nga detyrat më të bukura që ekziston, por ndonjëherë në mëngjes nuk e di se si do të zhvillohet dita deri në mbrëmje”, e paralajmëroi ajo.

Merkel pothuajse dukej e relaksuar, sikur kishte hequr një barrë të madhe nga supet e saj. Ajo e dëgjoi me vëmendje ndërsa pasardhësi i saj e falënderonte për punën e saj.

Dhe pastaj u duk sikur Merkel ishte e lumtur që mbaroi. Kush do ta kishte menduar ai do të ishte pasardhësi i saj që do ti lironte zyrën, asnjë.

Një përshëndetje e fundit me dorë nga limuzina përballë Kancelarisë dhe më pas …

… mirupafshim zonja Merkel!

Lexo edhe :  Sulmet e Iranit/ Joe Biden do të mbledhë liderët e G7

Fjala e fundit/ "Amaneti" i Merkel për pasuesin e saj Scholz

16 vitet si kancelare

Merkel u betua më 22 nëntor 2005. Detyrën e mori nga Gerhard Schroeder i SPD-së së qendrës së majtë dhe duke vënë në krye bllokun e saj konservator CDU-CSU.

Këtë herë, transferimi i pushtetit shkoi në anën tjetër, megjithëse të dyja palët e kishin theksuar aq shpesh “vazhdimësinë” saqë dikush mund të falej për të menduar se ishin nga të njëjtat familje politike.

Kancelarja e parë që nuk kërkon rizgjedhjen me dëshirën e saj, Merkel largohet nga politika pas tre dekadash si deputete.

Popullariteti i saj mbetet i paprekur dhe vëzhguesit besojnë se 67-vjeçarja mund të kishte fituar një mandat të pestë po ta kishte kërkuar.

Ajo ka ofruar pak të dhëna se çfarë mund të bëjë në pension, duke thënë vetëm në një udhëtim në Uashington këtë vit se “ndoshta do të përpiqem të lexoj diçka, pastaj sytë do të fillojnë të mbyllen sepse jam e lodhur, kështu që unë so të marr një sy gjumë të vogël dhe pastaj do të shohim se ku do të paraqitem”.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV