Mashtrimi financiar me publicitetin në Facebook dhe Google/ Si të mbrohemi nga kurthet e “njoftimeve dhe telefonatave speciale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian CIVICI

Zakonisht, mashtrimi fillonte me një lajmërim me pagesë në rrjetet sociale, më shumë preferohej Facebook-u ose një kërkim me pagesë në Google, vazhdonte në website në internet të krijuara posacërisht për këtë qëllim, dhe në raste të veçanta, parashikonte përfshirjen e operatorëve të call center që “bindnin” viktimat e tyre të investonin duke i bërë të besonin se bëhej fjalë për një investim financiar të sigurtë dhe efikas.

 

Në dhjetor të vitit 2020, një gazetë suedeze zbuloi se shumë nga këto njoftime të dyshimta në Facebook e kishin origjinën nga një kompani amerikane. Gazeta Dagens Nyheter publikoi një investigim të gjatë në të cilin tregohej se si kompania amerikane Ads Inc, qëndronte mbrapa këtij mashtrimi online i cili promovonte investime të dyshimta në Bitcoin, duke përdorur si “dëshmimtarë”, natyrisht pa dijeninë dhe fshehtas tyre, personazhe të famshëm në dhjetëra vende të botës.

Këtij investigimi ju bashkua dhe Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP), që botoi me dhjetëra raste flagrante të këtij mashtrimi.

Hetimi i Dagens Nyheter & OCCRP filloi në prill të vitit 2019 kur ato zbuluan një database më të madhe se 300 Gigabyte në pronësi të Ads Inc Media, shoqëri amerikane me qëndër në San Diego, e cila, përveç dhjetëra mijërave fotove e teksteve, kishte të depozituar mbi 10000 modele publiciteti të falsifikuara, të gatshme për përdorim.

Materialet e publicitetit ishin përgatitur në 10 gjuhë të botës të gatshme të shpërndaheshin në Facebook dhe mediat e tjera sociale, si pikënisje e mashtrimit me personazhe VIP që bëjnë thirrje për investime të ndryshme.

Nga kjo formë mashtrimi vlerësohet se Asher Burke dhe kompania e tij Ads Inc., kanë përvetësuar mbi 1.3 miliard dollarë.

Zakonisht, mashtrimi fillonte me një lajmërim me pagesë në rrjetet sociale, më shumë preferohej Facebook-u ose një kërkim me pagesë në Google, vazhdonte në website në internet të krijuara posacërisht për këtë qëllim, dhe në raste të veçanta, parashikonte përfshirjen e operatorëve të call center që “bindnin” viktimat e tyre të investonin duke i bërë të besonin se bëhej fjalë për një investim financiar të sigurtë dhe efikas.

Një nga mashtrimet më të përhapura në Itali, për shembull, ka të bëjë me sipërmarrësin miliarder Flavio Briatore dhe prezantuesen e njohur Barbara D’Ursa në transmetimin e emisionit “Pomeriggio Cinque”, ku Briatore “zbuloi” një sekret se si mund të fitohen lehtësisht qindra mijëra e miliona euro duke përdorur Bitcoin.

Njoftimi shoqërohej me tituj sensacionalë që të ngjallnin kureshtje dhe të nxisnin të klikoje në website e rekomanduara. Sapo klikon, orientohesh menjëherë në një website “News” që tregon ashtu si Briatore, si të investosh në Bitcoin duke përdorur sisteme të automatizuara që garantojnë fitime të mëdha dhe të “shndërrojnë në milioner brenda një kohe të shkurtër disa

mujore”.

Natyrisht që gjithçka ishte e falsifikuar. Briatore nuk ka folur kurrë për Bitcoin dhe nuk ka dhënë asnjëherë një intervistë të tillë. Por, website i rekomanduar imiton në mënyrë perfekte website “News” të njohur e të vlerësuar, duke përdorur foto dhe materiale konfindenciale të personazheve të njohur, pa asnjë autorizim dhe leje prej tyre.

Sistemet e “famshme” për t’u bërë “menjëherë të pasur” duke u përfshirë në investime në Bitcoin, mbajnë emra mbresëlënës si “Bitcoin Revolution”, “Bitcoin Circuit”, “Bitcoin Evolution”, “Bitcoin Trader”, “Bitcoin Era”, “Bitcoin Code”, “Bitcoin Future”, etj.

Nëse bie në këtë kurth dhe klikon për të vazhduar më tej “drejt mijëra e dhjetëra mijërave euro apo dollarë fitime të menjëhershme”, përfundon në website shumë më të strukturuara grafikisht, të cilat të ftojnë të fillosh me një investim të parë modest, që zakonisht është 225 euro.

Në shumicën e rasteve, mashtrimi përfundon këtu, sepse mbasi ke paguar 225 euro, kontaktet shkëputen ose klientët e konsiderojnë si një lojë të vogël ku kanë humbur 225 euro.

Por, ka edhe shumë raste të tjera, kur një pjesë e tyre vazhdojnë interesin dhe investimet në këtë sistem. Viktima kontaktohet në telefon nga një traider i pretenduar, i cili e këshillon të bëjë investime të reja më të mëdha dhe në mënyrë më urgjente, në mënyrë që të mos humbasë fitimet nga investimi i parë.

Sipas gazetës Dagens Nyheter, kjo platformë kaq “dashamirëse” figuron e regjistruar legalisht në vende me rregulla financiare të dyshimta si p.sh., Qipro apo Malta. Janë me dhjetëra mijëra personat që kanë humbur shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet këtij mashtrimi.

E “reja” apo novacioni në këtë skemë, të përdorur prej vitesh, qëndron në faktin se ky lloj publiciteti bëhej në mënyrë të centralizuar nga kompania amerikane Ads Inc.

Lexo edhe :  Mosha e përfitimit / Rritja e madhe që do të ndodhë me pensionet

Përfshirja e Ads Inc., krijoi menjëherë zhurmë e dyshime për faktin se një vit më parë, kjo kompani ishte përfshirë në një “skandal të madh mashtrimi në Facebook” bashkë me website Buzzfeed.

Sipas Buzzfeed, në periudhën 2015-2019, Ads Inc., kishte fituar miliona dollarë nëpërmjet një mashtrimi të sofistikuar online që quhej “Subscription Trap” (Kurthi i Abonimit).

Mashtrimi është pothujase identik me atë të Bitcoin dhe fillon me një publicitet “special” në Facebook që ka të bëjë me një apo disa personazhe të famshëm, publicitet që të orienton menjëherë drejt një website internet të falsifikuar. Këto “lajmërime” të stimulonin të provoje një “produkt specifik të jashtëzakonshëm” që rekomandohej nga personazhet VIP të cilin mund ta blije online me vetëm 10% të çmimit të tij real. Ky quhej “kampion prove”.

Blerësit, në kërkim të ngjashmërisë me jetën dhe llojin e konsumit të VIP-ve, fusnin të dhënat e kartës së tyre bankare për të blerë menjëherë një produkt të tillë “provë” dhe në këtë mënyrë gjendeshin të përfshirë në një sistem shërbimi të abonuar që ju tërhiqte periodikisht qindra e mijëra dollarë nga karta e tyre bankare.

Buzzfeed shpjegonte, se suksesi më i madh i Ads Inc., në organizimin e këtij mashtrimi buronte nga kreativiteti i një personazhi që quhej Asher Burke, themeluesi i kompanisë Ads Inc., i aftë të gjente gjithmonë metoda e forma specifike për ti bërë të besueshme njoftimet e rreme, si dhe të shmangte me sukses kontrollet nga Facebook apo autoritetet kompetente.

Një nga teknikat më të përdorura quhej “cloaking”, një sistem i ndërtuar në mënyrë të tillë, që kur klikoje në publicitetet e Facebook-ut, linku të dërgonte menjëherë në faqen mashtruese online. Për më tepër, Burke rekrutoi dhe pagoi grupe të mëdha përdoruesish të zakonshëm të Facebook-ut dhe përdoruesve të tjerë të rrjeteve sociale për të marrë “zyrtarisht dhe me vullnet të lirë” kredencialet e llogarive të tyre bankare, dhe përhapjen e reklamave mashtruese të Ads Inc përmes tyre.

Në këtë mënyrë, e bëri shumë të vështirë për Facebook për të ndjekur dhe fshirë reklamat e dyshimta, sepse ato vinin nga shumë burime përdoruesish normalë e korrekt të Facebook-ut.

Përveç kësaj, Burke përdori “ndërmjetës” për të rekrutuar sa më shumë përdorues në Facebook. Që nga maji i vitit 2018, Ads Inc kontrollonte mbi 1.000 llogari në Facebook dhe 500 llogari  të Google “të përdoruesve të rregullt”.

Çdo llogari e “marrë me qira” ishte e lidhur me një faqe në Facebook të menaxhuar në distancë nga një punonjës me kontratë i punësuar nga Ads Inc., i cili përgjithësisht ndodhej jashtë SHBA në vende si Filipine, Indonezi apo Nigeri, dhe paguhej me pagë shumë të ulët.

Fillimisht faqja online e kompanisë Ads Inc., blinte e përdorte reklama të rregullta e korrekte për të grumbulluar sa më shumë klikime e përdorues. Kur u gjykua se numri i tyre ishte bërë shumë i madh, në skenë dolën reklamat mashtruese.

BuzzFeed News analizoi mbi 100 reklama të shpërndara në Facebook nga Ads Inc., të cilat zinin mbi 1700 faqe në facebook.

Emrat e personazheve VIP të përdorura ishin të shumtë: Willie Nelson, Sandra Bullock, Tom Hanks, Carrie Underwood, Morgan Freeman, Snoop Dogg, Dr Phil, Amy Schumer, Dr Oz dhe Billy Ray Cyrus, Flavio Briatore, Mateo Salvini, Lionel Mesi, Cristiano Ronaldo, etj. Po kaq e larmishme ishte dhe lista e destinacionit të këtyre publiciteteve të falsifikuara: SHBA, Kanada, Australi, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Singapori, Malajzia, Argjentina, Brazili, Kina, etj.

Me vdekjen aksidentale të Asher Burke në mars të vitit 2019 në një aksident me helikopter në Kenia, aktiviteti i Ads Inc u vu në dyshim, sidomos mbas publikimit të investigimit të Buzzfeed, mbas botimit të të cilit, Facebook ndërpreu marrëdhëniet me Ads Inc duke e kërcënuar me “çuarjen përpara drejtësisë”.

Por, sipas Buzzfeed, Ads Inc., u mbyll vetëm për një kohë të shkurtër për t’u futur përsëri në treg me një biznes ndërtuar rreth një mashtrimi të ri: mashtrimin me rekomandimet për përfshirjen me investime në Bitcoin.

Facebook dhe Google nuk arritën ta ndalonin këtë lloj mashtrimi nëpërmjet publicitetit në sistemet e tyre, përkundrazi, përfituan miliona dollarë nga ky “aktivitet”.

Sipas Buzzfeed, në periudhën ndërmjet viteve 2016-2019, Ads Inc., kishte paguar 50 milion dollarë për publicitetin e saj në Facebook dhe Google.

 

 

Të fundit

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në një intervistë televizive, Minxhozi u...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Lajme të tjera

Web TV