“Reagimet e Berishistëve”, Basha: Jam i përgatitur për çdo situatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se më 11 dhjetor, do të ketë thjesht një foltore të thirrur në Tiranë dhe se Kuvendi i PD-së do të jetë në datën 18 dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Neës 24 ka folur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të thirrur nga Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike tha me bindje se ai dhe PD janë të përgatitur për çdo situatë apo skenar që mund të ndodhë për shkak të mbajtjes së dy kuvendeve të PD, njëra e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe një e thirrur prej kryetarit Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Në këto ditë të trazuara zoti Basha, e gjithë vëmendja është sigurisht tek sfida tek 11 dhe tek 18. Por do ta nisim tek ajo që është më herët, 11 dhjetori. Si e shikoni Kuvendin e thirrur nga “Foltorja” të mbledhur nga zoti Berisha?

Siç e thatë ju është një foltore e thirrur në Tiranë, ku do të vijnë, ku janë ftuar ata që kanë marrë pjesë në foltoret e rretheve. Kuvendi i Partisë Demokratike, është më datë 18 dhjetor.

Por një Kuvend që me gjasë e kanë… pra të datës 11 do të mblidhet në “Air Albania”, për shkak të pjesëmarrjes së lartë siç është paralajmëruar. Nëse do të ketë shumë pjesëmarrës, në rast se do të ketë më shumë sesa numri i delegatëve zoti Basha, a mund të quhet ky një Kuvend sipas jush?

Shikoni, pjesëmarrja në takime të ndryshme, nuk është thelbi i një Kuvendi. Kuvendi i Partisë Demokratike thirret sipas rregullave, përfaqësimi përcaktohet nga rregullat, me qëllim që Kuvendi të jetë ai që duan demokratët atje. Të jetë përfaqësuesi i vullnetit të tyre. Ndërkohë në një mbledhje të tillë mund të thirrej njerëz dhe mund të vijnë njerëz të ndryshëm. Mund të vijnë demokratë për të cilën më vjen keq që gjatë kësaj periudhe është manipuluar me ndjeshmëritë e tyre, me hidhërimin dhe me dëshpërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, dëshpërimi që ka kapluar gjithë Shqipërinë pas 25 prillit, stanjacionit politikë, ekonomikë, krizës sociale, por edhe psikologjike që vërejmë kudo edhe tek mbështetësit e Partisë Socialiste. Sepse 25 prilli ka krijuar një anomali, ka thelluar të keqen që në fakt do të largohej me votë më 25 prill, nëse nuk do të ndodhte masakra zgjedhore. Dhe padiskutim që ekziston kjo ndjeshmëri. Por përveç kësaj ndjeshmërie, për fat të keq ka një keqpërdorim nga zoti Berisha dhe nga një grup funksionarësh rreth tij, të cilët e kanë këtë betejë për interesin e tyre personal. Zoti Berisha e ka këtë për interesin e tij personal. Dhe padiskutim nga kjo pikëpamje, si kryetar i Partisë Demokratike, jam i vendosur që Kuvendin e Partisë Demokratike në 18 dhjetor ta shndërrojmë në një forum vendimmarrës përfaqësues të demokratëve. Dhe nga ana tjetër t’i japim zë dhe mundësinë për një dialog dhe debat civil çokujt që ka një mendim ndryshe apo që kërkon të kontribuoj në betejën tonë, me kundërshtarin tonë të vetëm, që është regjimi i Edi Ramës.

A do trembeshit nga ndonjë skenari të ardhjes në zyrat e PD të mbështetësve të foltores?

Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është ti shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike. Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.

Lexo edhe :  "Parti me dy shoferë nuk ka"/ Meta përjashton Kryemadhin nga Partia e Lirisë

Kur do të bëhet publike agjenda për 18 dhjetorin zoti Basha?

Rendi i ditës sipas rregullave të Partisë Demokratike, sipas kushtetutës tonë, sipas statutit të Partisë Demokratike është vendosur në mbledhjen e kryesisë në datë 15 nëntor.

Nga gjithë kjo situatën dhe gjithçka keni përjetuar, zoti Basha e keni menduar ndonjë çast dorëheqjen?

Sepse është shpallur Sali Berisha?

Flas në të gjithë këtë situatë apo momente…

Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ndarjen e politikës nga krimi, për dhënien në fund të kulturës së pa ndëshkueshmërisë dhe për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve. Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre. Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar. 18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre dhe jo siç është dhe duhet të jetë dhe si meriton të jetë, shtëpia e çdo shqiptari me mundësi për një jetë normale, me mundësi për një jetë të mirë me mundësi për dinjitet për çdo shqiptar.

Të fundit

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Çfarë po ndodh me tregjet e naftës pas sulmit të Iranit?

Shumë investitorë po mbajnë frymën e tyre pas sulmit të paprecedentë të Iranit me dron dhe raketë ndaj Izraelit që filloi më 13 prill....

Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’: Nesër marr valixhen dhe do iki. Do jap një pau, pau, pau…!

Jetmiri ka paralajmëruar sot se gjatë spektaklit të së martës do të sqarojë çdo gjë. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri...

Lajme të tjera

Web TV