Demokratë, gjërat e para, të parat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Gjongecaj

Në kundërshtim me vlerën universale që ka në qartësimin e gjërave kur rrjedh, koha nuk po ndihmon këtë radhë në njohjen e realitetit të krizës së opozitës së vendit. Ngjarjet politike që krijohen dhe notojnë në rrjedhën e këtyre ditëve, vetëm se po e komplikojnë edhe më shumë gjendjen e saj. Si një kanal komunikimi me antarësinë, nga ana tjetër, Foltorja ose opozita reale po rrëzon muret hermetike të PD së sotme, po e rivitalizon atë. Edhe opozita tjetër, ajo zyrtare, përveç tundjes së vulës, çka është e vetmja gjë që bën realisht dhe plot pasion, ka ndërmarrë aksion, gjithashtu. Aksioni i opozitës tjetër është një aksion virtual, pa njerëz, pa takime në terren, pa prekur realitetin. Ky aksion, megjithatë, po shkon paralel me aksionin e Foltores. Përballë turmave dixhitale, kryetari i gjatë me elegancën e një fyelli dhe peshën e vulës që mban në dorë, nga ballkoni i mediave vizive paralajmëron se do të bëjë Kuvend edhe ai, dhe akoma më shumë, shpall se ka formuluar edhe ai deklarata, se po mbledh edhe ai firma. Të krijohet përshtypja që paralelisht me Foltoren e z. Berisha po zhvillohet edhe Foltorja hije e saj, ose Foltorja virtuale e kryetarit të gjatë me elegancë fyelli. Një Foltore hije që nuk ndjek objektin të cilit i takon, pra nuk ndjek Foltoren e demokratëve, por grindet me të. Përplaset me të, aq sa mund të përplaset një hije. Pa shkaktuar dhimbje, plagë, por duke shpërndarë errësirë, dyshim, frikë. E vetmja gjë që po arrin të bëjë “hija e Foltores” së z. Basha është errësimi i të vërtetës atje ku mundet, përhapja e dyshimit. Është shpërndarja e ankthit se diçka mund të ndodhë në momentin e fundit dhe të zhbëjë çdo gjë të ringritur tashmë. “Foltorja hije” më shumë se gjithçka po shpërndan helm. Po helmatis demokratët e thjeshtë me “rezikun amerikan”, me ankthin se pritet që reziku stërmadh të shfaqet, ashtu si vetëm amerikanët dinë ta shfaqin, shkatërrues.  Njësoj si dikur komunistët tundnin kartën jugosllave, pastaj atë sovjetike, kineze, z.Basha krijoi “Foltoren hije” për të tundur kartën amerikane. I neveritshëm ky rikthim i mentalitetit të dorëzimit para të mëdhenjve, i frikës ndaj tyre. Aq më shumë sepse emetohet nga një vend i pavarur si Shqipëria dhe pastaj, edhe nga dikush që nuk e ka patur diktaturën e komunistëve nën lëkurë për shkak të moshës, por që, fatkeqësisht, e paska patur të induktuar atë embrionalisht.

 

* * *

 

Prandaj, demokratë, “Gjërat e para, të parat!”, apo ajo që në anglisht njihet si “The first things, first!”. Mbështetur në hierarkinë e rëndësisë së tyre, do të duhet të fillohet me largimin nga PD të kryetarit me vulë. Kjo është e rëndësisë së dorës së parë, sepse, megjithëse ai nuk i duhet më kujt, madje nuk i është dashtë kujt ndonjëherë, PD nuk mund të bëjë asnjë hap para pa e larguar atë. Në pikpamjen e “ekonomisë së ndryshimit”, largimi i tij vjen i pari edhe sepse është një akt i lehtë, pa telashe, thjesht sepse nuk është funksion i asnjë procesi, i asnjë kufizimi ligjor të mëtejshëm, i asnjë ngërçi strukturor. Pra, largimi i tij nuk ka efekt mbetës, nuk deformon apo lë përgjysëm ndonjë gjë. Jo vetëm nga pikpamja e rregullave, por edhe sepse ai nuk është më i dobishëm. Aq më shumë, përveç nja dy treve që vijnë rrotull tij, askënd nuk do ta marrë malli më për të.

Por, largimi i z. Basha nga kryesimi i PD ka një arsye më të thellë, më të pakundërshtueshme. Profili i tij socio-moral ka probleme të rënda karakteri dhe fatkeqësisht, kjo nuk është një çështje thjesht individuale, por e një pjese jo të vogël të brezit rreth moshës së tij, të shkolluar dhe të pjekur në tranzicion, të cilët kanë preferuar të mos emigrojnë, por të qëndrojnë në Shqipëri. Instinktivisht, megjithëse do të duhet të ishte një brez që përmban sinergjinë midis eksperiencës dhe moshës relativisht të re, ata që mbetën në Shqipëri, jo në pak raste mbetën sepse panë mundësi të rregullimit të jetës në mënyrë të pamerituar. Të tjerët, ndoshta më seriozët, filluan të ndërtojnë jetën në perëndim, në ato vende ku askush dhe asnjëherë nuk të fal kurrë asgjë. Ndërsa ndërtimi i jetës në perëndim i dha këtij brezi forcë dhe vitalitet, squlli karakterin e atyre që mbetën këtu qosheve e vrimave, i bëri të pandershëm, me një karakter rrogoz, në një vend ku jeta lëviz ngadalë, ku tarafet, gënjeshtra dhe imoraliteti sundojnë konkurencën, ndërsa korrupsioni bëhet burim mjetesh jetese. Individë të shkolluar të kësaj moshe nuk janë të pakët në Shqipëri. Ata i sheh kudo ku ka grumbullim parash dhe pushteti. Në qeveri, administratë, universitete. Në parti politike sigurisht, madje edhe në krye të tyre. Madje edhe në krye të pasurisë politike më të madhe të vendit, PD-së.

Lexo edhe :  Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri

 

* * *

 

Pas largimit të të panevojshmit, vjen rithemelimi i PD. Rithemelimi i PD nuk është dhe nuk mund të jetë një akt i vetëm dhe ju demokratë nuk duhet ta pranoni si të tillë. Thjesht, sepse do të ishte shumë pak, pothuajse asgjë. Rithemelimi është një proces dhe demokratët duhet të përgatiten për një proces që do të kërkojë kohë, mundim dhe sprova nga më sfidueset. Do të jetë edhe një proces kompleks, shumëdimensional, sepse në natyrën e tij është një proces rregullator (statutor, akte nënstatutore) administrativ, strukturor, etj. Por, mbi të gjitha, procesi i rithemelimit të PD do të jetë një proces transformimi njerëzor, i ringjalljes së raportit të demokratit me lirinë nga njëra anë dhe i përgjegjësisë që shkon me lirinë, nga ana tjetër. Një proces ku demokratët do të ndryshojnë veten sëpari, por më pas edhe raportin e tyre me partinë. Akti i rithemelimit, pra, në fund të fundit, do të iniciojë një proces moral, në të cilin çdo demokrat do të duhet të kuptojë mirë që PD do të përmirsojë jetën e tij individuale vetëm përmes përmirësimit të jetës së vendit, ndërsa PD nga ana e saj, përfshi edhe kryetarin e ri, qoftë edhe z. Berisha, do të duhet të dëgjojë me respekt  çdo demokrat, pa guxuar njeri t’ia mbyllë gojën.

Ja pse m’u kujtua shkrimi im me titull “Liderin e vërtetë e nxjerr rithemelimi i PD”, botuar nga Gazeta Shqiptare më 4 korrik 2013, në kohën kur PD mbante zgjedhjet për kryetar pas humbjes së zgjedhjeve politike dhe dorëheqjes së z. Berisha. Procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD e karakterizova në këtë shkrim si “një proces ilegjitim, diskriminues, pa përmbajtje politike, dhe i vënë thellësisht nën kontrollin e z. Berisha”…. dhe … “PD-në,  një parti nën pushtetin e kultit të individit, që prandaj, si e tillë, nuk mund të prodhojë veçse jë lider që nuk do të jetë kurrë i lirë, që nuk do të ketë kurrë mundësinë të rindërtojë PD-në dhe ta përgatisë atë për zgjedhje…”.

Ashtu si të gjithë e dimë, PD prodhoi z. Basha si lider të saj në ato zgjedhje Ai fitoi përballë z. Olldashi. Kryetari i gjatë me elegancën e një fyelli dhe peshën e vulës që mban në dorë fitoi PD-në në atë vit të largët, që ajo, PD, të mos fitonte më zgjedhje. Dhe kështu ndodhi. Ja pse sot, i pamësuar për t’u vënë pas murit nga ata që e kanë ngritur, pra nga demokratët, ai po shfaq publikisht anën e errët të një shpirti të tharë, të dobët dhe të sëmurë, që nuk e kishim parë kurrë më parë. I trembur që një ditë ai do të përgjigjet se si prej kohësh përgatit edhe rrënimin e plotë të PD. Ja pse demokratëve dhe bijve të tyre iu duhet rithemelimi. Që 2013 të mos kthehet më!

 

 

 

 

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV