Erion Braçe kërkesë: Pse nuk kontrolloni thasët me lekë që Sali Berisha po derdh në mes të Tiranës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon nga institucionet ligj-zbatuese të fillojnë lëvizjet dhe të kontrollojnë ‘thasët me lekë që Sali Berisha’ po derdh në mes të Tiranës.

Duke ju referuar organizimit me investime të mëdha që po kryen Berisha për të zhvilluar Kuvendin e 11 dhjetorit, Braçe ngre pyetjet dhe pret nga institucionet përgjegjëse që të marrë një përgjigje se kush po e financon Sali Berishën dhe cili është burimi i të ardhurave për shpenzime të tilla.

Që Sali Berishës, thotë Braçe nuk i kanë munguar lekët kjo nuk është e re, pasi dhe Hitlerit si munguan kurrë, por shton deputeti i PS-së, në momentin që çdo shqiptari i kontrollohet çdo çantë kur futet në Shqipëri, pse ish-kreut të PD-së nuk i kontrollohen thasët me para.

‘Shume thase me leke, shume! Qe Sali Berishes si kane munguar kurre parate, kjo nuk eshte e re! Edhe hitlerit si munguan kurre! Por nje gje nuk kuptoj; Ne zemer te Tiranes, po shpenzohen shume thase me leke nga nje njeri i vetem, por asnje agjenci ligjzbatuese nuk leviz nga vendi;

Madje sapo mbaroi orari zyrtar dhe nisi fundjava dhe zero veprim ka! Para per qirane e stadiumit, para per tribunen, para per ekranet, para per zerin, para per transmetimin, para para para para para;

Po burimi cili eshte? Hyra tani ne Qemal Stafa dhe aty, ka mbi 100 njerez qe po punojne, ka nje varg te gjate mjetesh me materiale e paisje, por te gjitha jane te paidentifikuara, kane hequr logot identifikuese!

Ne Durres, paisjet jane bere hyrje nga KUADR.COM por operacioni eshte zgjedhur i tille qe mos lere asnje gjurme!

Lexo edhe :  Shi, shtrëngata dhe breshër/ Çfarë na pret deri të premten

Kush po punon, kush po merr parate dhe kush po paguan? Qe Sali Berishes ne 8 vite nuk ju nderprene kurre burimet e parave, nuk ju prish asnje nga kontratat qe firmosi e vulosi si koncesione duke ikur, nuk ju sulmua asnje nga kompanite kliente, nuk ju kallezua asnje nga hajdutet e medhenj qe shfrytezonin pushtetin e sherbenin si depozita parash, kjo eshte e dukshme;

Por tani kur cdo shqiptari qe kthehet nga emigrimi i kontrollohet cdo cante, si ka mundesi qe ketij si kontrollohet asnje nga thaset qe po derdhen ne mes te Tiranes?!’- shkruan Braçe.

Në një shkrim të publikuar dje në Shqiptarja.com dhe Report Tv janë ngritur pikëpyetje mbi financimet për shpenzimet disa qindra mijë euroshe që i duhen Berishës në të gjithë këtë aksion.

Jo vetëm marrja me qira e ‘Air Albania’ që kushton më shumë se 8 mijë euro dhe gjithë organizimi aty nga një kompani eventesh, por edhe gjithçka ka ndodhur që prej 16 shtatorit, me dhjetëra foltore, që kur Berisha nisi aksionin e tij, asnjë qindarkë nuk është bërë transparente.

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV