Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Escobar takon Ramën dhe Xhaçkën, paralajmërohen raste të tjera “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, për rreth një orë pati takim me kreun e qeverisë Edi Rama, ku temë diskutimi ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe lufta kundër korrupsionit.

Menjëherë pas takimit që pati në selinë blu, zëvëndësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel  Escobar, pati takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe me kreun e qeverisë Edi Rama. Sikurse mësohet syrtarisht nga burimet e ambasadës amerikanë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan ka theksuar fillimisht rendësinë për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si përsa i përket angazhimit në NATO ashtu edhe në integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu temë kryesore mbeti lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë së re. Ndërsa Escobar ishte ende në takime, nga SHBA erdhi reagimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit i cili bëri me dije se 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë publik do të kenë sanksione nga SHBA. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sekretarit Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Tëitter, ndërsa thekson se zyrtarët në fjalë akuzohen për korrupsion. “Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.”, shkruan Blinken.me bërjen publike të kësaj liste, asnjë prej tyre nuk është nga Shqipëria. Gjithsesi , mbetet për tu parë në ditët në vijim, por burime edhe nga takimi me Escobar kanë konfirmuar se do të ketë të tjerë persona “non grata” që janë nga Shqipëria. Nga ana e qeverisë pati reagim nga vetë Rama ku shkruan se “folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”. Nga ana tjetër ministrja Olta Xhaçka ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në ‘Tëitter’, Xhaçka falënderon për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit. Njëherësh ajo theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit. Takimi i ministres Xhaçka me Escobar erdhi pak orë pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA, ku mori pjesë në takimet që kryeministri Rama pati në Detroit dhe Neë York, fokusuar kryesisht në mikpritjen që Shqipëria i bëri 2 400 shtetasve afganë, thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit si dhe zgjerimin e investimeve amerikane në Shqipëri. “Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, është shprehur me tej ajo.

 

Reagimi i ambasadës

Ambasada e SHBA-ve thekson në një postim në Facebook se gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022.

Lexo edhe :  “Do ketë fatin e Salianjit”, Berisha:Pas tre muajsh edhe Bardhi rrezikon të jetë në burg!

 

 

 

 

Samiti i Demokracisë në SHBA, Rama:

Të angazhuar për një sistem të ri drejtësie

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e Demokracisë, organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, u shpreh se miqësia dhe mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike si edhe për të forcuar shtetin e së drejtës.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

I dashur Presidenti Biden

Të nderuar pjesëmarrës

Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë që përfaqësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracive të botës. Vendit tim iu desh një kohë mjaft e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë e për t’u bërë pjesë e bashkësisë së demokracive. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe e disa prej demokracive më të konsoliduara të botës, si dhe anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona. Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse. Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumë-aktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë. Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e trisht ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike. Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen. Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve. Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen.

Të fundit

Zelensky publikon foto nga takimi me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Kryeministri Edi Rama ndodhej mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku ka marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” dhe është...

Rëndësia e ledhatimeve në rritjen e shëndetshme të fëmijëve!

Lindja dhe rritja e një fëmije është e shoqëruar padyshim me dashurinë e prindërve dhe të familjarëve, ku një rol kryesor dhe të rëndësishëm...

Rafa Nadal tërhiqet nga tenisi: Është momenti i duhur

Rafael Nadal, tenisti i famshëm, njofton tërheqjen e tij nga ky sport. Në moshën 38-vjeçare, Nadal vendosi të largohet: “Është momenti i duhur. Pas 2...

Fundi i një epoke, Rafael Nadal tërhiqet nga tenisi

Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni. 38-vjeçari do të bëjë paraqitjen e tij...

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë, Begaj: Mirë se vjen miku i Shqipërisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Kreu i Shtetit turk është pritur me ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu...

Lajme të tjera

Web TV