Reshjet e dendura të shiut dhe të borës, Peleshi: Shtohen problematikat në disa zona të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut dhe të borës që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se aktualisht po punohet për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora.

Ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë.

NIKO PELESHI NË FACEBOOK

“Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.”

Të fundit

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

E fundit/ Familja Halili nxjerr në shitje aksionet e KF Tiranës, zbulohet arsyeja

Dalin në shitje aksionet e familjes Halili te Tirana. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të klubit...

Lajme të tjera

Web TV