Dalja e Vjosës/ Haki Çako: Po vijon procesi i evakuimit, nuk ka rrezik për banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako ka qenë sot në Jug të vendit për të parë nga afër situatën me lumin e Vjosës, i cili ka dalë nga shtrati gjatë natës dhe ka përmbytur toka dhe disa banesa. Çako tha se nuk ka asnjë rrezik për banorët dhe se situata është nën monitorim, ndërkohë që të gjitha kapacitetet janë në gatishmëri.

Ai tha se është punuar gjatë natës dhe është izoluar një argjinaturë e çarë që mund të rrezikonte zonën.

“Ajo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale nga lumi Vjosa. Jemi në gatishmëri të gjitha strukturat. Aktualisht niveli i ujërave ndonëse ka kapur nivelin maksimal, nuk kemi përmbytje masive. Në Ferras ka prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Aktualisht po vijon procesi i evakuimit. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e strukturave lokale dhe qendrore. Nuk ka asnjë rrezik për banorët. Pritet një intensitet në rënie e prurjeve të Vjosës, çka reflektohet me nivelin që po bie në Memaliaj, ku përqendrohen prurjet e Vjosës dhe Drinos. Po kështu edhe në pjesën e bashkisë dhe qarkut të Vlorës, në krahun e Mifolit nuk paraqiten probleme. Është punuar intensivisht gjatë gjithë natës, është izoluar dhe është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila sillte probleme serioze për të gjithë zonën e Novoselës dhe të Mifolit”, tha Çako.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV