Gjithçka e shkatërruar! Pamje rrëqethëse nga tornado në SHBA, rritet numri i viktimave (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga goditja e njëpasnjëshme e tornadove të shumta, në Kentucky të SHBA-ve kanë humbur jetën të paktën 80 persona, por ky numër besohet se është më i madh, ka bërë të ditur guvernatori i këtij vendi, Andy Bashir.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Graves, ku gjendet edhe qyteti Mayfield, e sipas të dhënave zyrtare, në këtë qytet jetojnë mbi 10 mijë njerëz.

Një stuhi e fuqishme kishte goditur mbi gjashtë shtete amerikane, duke sjell me vete të paktën 30 tornado tejet të fuqishme që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.

Qindra shtëpi janë “zhdukur nga faqja e dheut”, e dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha. Por edhe numri i viktimave ishte shumë i lartë.

Të paktën tre persona humbën jetën edhe në Tennessee në veri të Memphisit. E hiq më lehtë nuk kaluan qytetarët amerikanë edhe në shtetet tjera.

Pamjet e filmuara nga terreni shfaqin shtëpitë e shkatërruara plotësisht, veturat e grumbulluara në një vend që erërat që frynin mbi 300 kilometra në orë i kishin “palosur” njëra mbi tjetrën.


Të fundit

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë është e gabuar  

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehsuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht...

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë...

Dy satelitët, Rama: Do zbulojnë ndërtimet pa leje  

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti...

Lajme të tjera

Web TV