“Shkarkime, sulme e fjalor antiamerikan”! “DW”: Ja produktet e Kuvendit të Berishës, shuhen shpresat për konsensus mes dy grupeve kundërshtare të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpresat për konsensus mes dy grupimeve kundërshtare të Partisë Demokratike në krizë, u shuan të shtunën me Kuvendin Kombëtar i grupimit të demokratëve, mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Shpresat e vakëta për konsensus mes dy grupimeve kundërshtare të Partisë Demokratike (PD) në krizë, u shuan të shtunën, (11.12) kur u zhvillua Kuvendi Kombëtar i grupimit të demokratëve, mbështetës të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha.

Rithemelim i PD, shkarkim i lidershipit aktual, zyrtar të PD, sulme dhe fjalor antiamerikan duket se jane produktet më të dukshme të këtij kuvendi.

Kuvendi shkarkoi kryetarin Basha me 4446 vota pro nga 4935 delegatët e pranishëm në stadiumin ”Air Albania”, ku u zhvilluan punimet e tij.

Arësyet e shkarkimit janë ”thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim kompetencash të organeve të saj qëndrore, dëm i rëndë i interesave politike dhe elektorale”.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ylli i Bashës ndriçoi përsëri kur ai u rizgjodh në qershor kryetar i PD , me 81 përqind të votave të demokratëve. Me një llogari të thjeshtë aritmetike del se Basha mori votat pro edhe të demokratëve që dje, (11.12) votuan shkarkimin e tij, madje edhe votën pro të Berishës, i cili konsiderohej për më shumë se një dekadë “babai i tij politik” dhe Basha i përkëdheluri i tij.

Por situata u përmbys kur Basha në shtator mori vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, si person i shpallur “non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri”.

Ndryshimet statutore të miratuara në orët e para të Kuvendit, shpallën të pavlefshme të gjitha strukturat zyrtare, aktuale drejtuese të PD dhe vendimet e marra prej tyre.

Mbajtja e Kuvendit, ndryshimet statutore, shkarkimet, zgjedhja e lidershipit të ri në mars të vitit 2022, u konsideruan nga ish-kryeministri Berisha si “rithemelim i PD, rikthim i saj në një forcë të vërtetë opozitare që do të udhëheqë revolucionin paqësor të shqiptarëve.”

PD e rithemeluar, me fjalor dhe sulme antiamerikane

Revolucioni paqësor pati si uverturë tone të forta antiamerikane. Ish-kryeministri Berisha foli për “arrogancë, ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, nga SHBA”. Ai krahasoi sjelljen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me atë ”të një guvernatoreje dhe ambasadori sovjetik, dikur në Tiranë”.

Megjithatë, Berisha ftoi ”zyrtarët e Departamentit Amerikan të rishqyrtojnë vendimin sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtute të njerëzve të lirë”.

Që prej 7 muajsh ai kundërshton shpalljen e tij “non grata” nga qeveria amerikane si „të pambështetur në fakte dhe prova.”

Escobar: Mund të sjellim prova për drejtësinë shqiptare

Gabriel Escobar, i Dërguari i Posaꞔëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, që vizitoi Shqipërinë para tri ditësh, (09.12) në një intervistë në kanalin televiziv kombëtar ”News 24 ” pohoi se mbështetja amerikane ndaj luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, nuk përjashton edhe “ndihmën me prova, dosje, të dhëna”, nëse drejtësia shqiptare do të hetojë rastin e ish- kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. ” Po mund ta bëjmë,” siguroi Escobar.

Lexo edhe :  Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni

Ish-kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet qartë që kryetar i PD të rithemeluar mund të zgjidhet ai. A mund të shkojë përpara një parti që ka për kryetar një person të shpallur “non grata”?

“Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Do të ketë pasoja nëse PD zgjedh dikë që është i shpallur për të qënë udhëheqësi i saj, ” paralajmëroi Escobar në intervistën e sipërpërmendur.

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD, pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të grupimit mbështetës të Berishës, thotë për DW se “për raportet me diplomacinë amerikane lipset të sqarohen keqkuptimet e ndodhura me dialog të sinqertë”. Ai sjell si shembull episode nga 25 vitet e fundit te tranzicionit shqiptar, kur drejtues te opozitës që patën marrdhënie ” me ulje dhe ngritje me ambasadën amerikane në Tiranë u bënë kryeministra, përfshirë edhe Berishën në 2005”.

Fatbardh Kadilli, që kandidoi për postin e kryetarit dhe humbi përballë Bashës tha në Kuvend se rikthimi i Berishës në krye të PD vdes të ardhmen. “Lejoni të ardhmen të vijë në PD, ” iu drejtua ai ish-kryeministrit Berisha.

Legjitimiteti i vendimeve të PD së rithemeluar

Lidershipi zyrtar aktual i PD nuk njeh Kuvendin Kombëtar të mbështetësve të Berishës dhe as vendimet e tij. Sot (12.12) kryetari i PD, Basha do të thërresë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombërar, ku do të miratohet shkarkimi i kryetarit të këtij Këshilli, Edi Paloka, që hapi Kuvendin e 11 dhjetorit dhe disa anëtarëve të kryesisë ”për shkelje të rënda staturore.

A janë legjitime ndryshimet statutore dhe shkarkimi i lidershipit aktual të PD ? “Nëse në Kuvendin Kombëtar të demokratëve, mbështetës të Bashës, më 18 dhjetor arrihet kuorumi i duhur i delegatëve, atëhere ndryshimet statutore dhe vendimet për shkarkimin e lidershipit aktual të PD bien poshtë. Në rast të kundërt, nëse kuvendi i 18 dhjetorit dështon, atëherë moralisht dhe legjitimisht Basha nuk mund të jetë me kryetar i PD,” thotë për DW Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Mbështetja që po gëzon Basha nga SHBA nuk është sekret. Escobar e ftoi për një vizitë në Washington „sa më parë që te jetë e mundur” dhe deklaroi nsë Tiranë që “mbështetësit e Berishës do të konsiderohen si „bashkëpunëtorë të personit të shpallur “non grata.””

Situata me shkarkimin e lidershipit aktual zyrtar të PD bëhet disi absurde nëse kihet parasysh pjesëmarrja e tyre ne Parlament.

“Basha dhe të shkarkuarit e tjerë nga lidershipi i PD prej Kuvendit të Berishës janë deputetë, anëtarë të grupit parlamentar të PD, pra persona të rëndësishëm politike të PD, pavarësisht nga vendimi i Kuvendit të Berishës jashtë selisë dhe drejtimit zyrtar të partisë,” thotë për DW, Aleksandër Çipa./DW


Të fundit

Rama mbledh sot kryebashkiakët, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryebashkiakët. Shkaku i mbledhjes së tyre është fokusimi në menaxhimin...

Gjithçka ndryshoi pas vdekjes së Elizabeth! Zbulohen monedhat me portretin e Charles

Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Charles, që do të hyjnë në qarkullim brenda disa javësh. BBC News publikoi një foto të...

Duhet plan i zgjuar gjithëpërfshirës për reduktimin e pabarazisë dhe uljen e inflacionit

Nga Eduart Gjokutaj Një gjetje kryesore e përmendur si politika gjithëpërfshirëse më e mirë për të reduktuar pabarazinë në të ardhura është se politikat arsimore...

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si mburoja e NATO-s në Detin...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

Lajme të tjera

Web TV