Johnson paralajmëron Putin: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim strategjik i Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se çdo “veprim destabilizues” nga Rusia kundër Ukrainës do të ishte “gabim strategjik” me “pasoja domethënëse”, tha një zëdhënës i tij. Gjatë një bisede telefonike me Putinin më 13 dhjetor, Johnson ka “theksuar” se Britania është e përkushtuar “për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri ka “shprehur shqetësimin e thellë të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me grumbullimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës dhe ka ripërsëritur rëndësinë e shtensionimit të situatës përmes kanaleve diplomatike dhe për identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Komentet e Johnsonit janë të ngjashme edhe me shqetësimet e shprehura nga ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, lidhur me grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën. Ministrat e G7-ës kanë bërë thirrje për zgjidhje të tensioneve përmes formave diplomatike.

Mediat ruse kanë cituar Kremlinin të ketë thënë se Putini dhe Johnsoni janë pajtuar për të vazhduar bisedimet. Biseda ndërmjet Johnsonit dhe Putinit vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Zyrtarët në Kiev kanë shprehur shqetësimin për një pushtim të mundshëm rus. Rusia, që aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën.

Në javët e fundit, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella. Uashingtoni ka thënë se beson se Rusia mund të jetë duke planifikuar për të përdorur “provokimet” e pretenduara nga Ukraina, për të justifikuar një agresion ushtarak. Më 26 nëntor, Ukraina e akuzoi Rusinë se qëndron prapa një plani për grusht-shtet ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar.

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV