Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Basha dërgon në SPAK Berishën për falsifikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha ka dërguar organizuesit e Foltores në SPAK për falsifikimin e vulës dhe të simboleve të PD-së, reagon Berisha: Kemi vulë e logo të re.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dërguar në SPAK “Berishën” për falsifikim të logos së PD-së. Partia Demokratike ka kallëzuar dje 5 përfaqësues të lëvizjes “Berisha” për falsifikimin e vulës së Partisë Demokratike. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli. Këta të fundit ishin organizatorët e Kuvendit të 11 Dhjetorit, ku sipas rezultateve të votimit, ata miratuan shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në njoftimin për media të selisë blu thuhet se: “Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal”. “Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kanë patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë“, vijon njoftimi.

Reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të PD-së për të kallëzuar në SPAK 5 ish-funksionarë që iu bashkuan Kuvendit të ish-kryeministrit, për falsifikim të vulave dhe simboleve të partisë. Berisha thekson se akte të tilla tregojnë se ish-lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral. “Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021”, shkruan Berisha në mesazhin e tij në rrjetet sociale. Ish-kryeministri shkruan se Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. “Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme. Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike”, shkruan Berisha.

Për Berishën: Erdhi të pushtojë godinën po iku me bisht në shalë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda selisë së partisë. Në një konferencë për mediat, Basha deklaroi se Berisha u përpoq që të fshihet nga shpallja non-grata duke u futur në seli, por në fund “iku me bisht në shalë bashkë me banditët e tij”. Basha e ka quajtur Berishën dhe demokratët që ndjekin atë si llumin e shoqërisë. “Ajo që pamë sot janë llumi i shoqërisë, llumi i PD, i vetëpastruar. I kam bërë nderin më të madh PD-së dhe shqiptarëve. Këto janë ditët e përçarjes me gënjeshtrat e tij të paturpshme. Hedh gënjeshtër pas gënjeshtre dhe aty në Kuvend. Nuk ka lidhje me PD ajo që sapo mbuluat në shkallët e partisë”, tha Basha. Kryetari në detyrë i PD-së tha se Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë Kuvend me vërtetësi dhe pa falsitet. “Do ta shpalosim në një Kuvend të madh që do jetë Kuvend demokratësh. Me vërtetësi dhe pa falsitet. Siç e thashë, kemi një person të frikësuar nga Kuvendi. Në përpjekje për t’ju fshehur non-gratës, Berisha po përpiqet pas PD-së ose Brenda Selisë së PD. Ne ishim në punën tonë”, tha Basha.

Lexo edhe :  Veliaj jep lajmin e mirë: Bashkia do nisë projektin për ndërtimin e banesave sociale

Basha i kujton Berishës 21 janarin dhe blerjen e votave nga sponsorat e PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Prej dy ditësh të dy liderat e PD-së kanë kosumuar fjalët e fundit për njeri tjetrin duke i akuzuar për gjithçka që mund të mbajnë në kurriz apo jo dhe duke u kthyer në armiq të betuar. Edhe dje Basha i ka kujtuar Berishës 21 Janarin ku humbën jetën katër protestues. Në mënyrë direkte Basha ka bërë përgjegjës Berishën edhe pse vet mbantë pozicionin e ministrit të Brendshëm. “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha. ndërsa më tej ai ka akuzuar Berishën se ka blerë votat si dhe ka gjetur sponsor për të organizuar Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit. “Trimi i mirë nuk ngutet. E mbushi stadiumin me dhjetra qytetarë? Nuk mbushet dot as kjo sallë. Pas 3 muajsh, pasi mori skenofgrafinë nga Italia, pas gjithë parave të derdhura lumë për të paguar çfarëdolloj gjëje. Unë them që ishte dështim. Kaloi dhe paratë që ka hedhur PS për të vjedhur votat. Aty duhet të ishte mbushur e gjithë arena, ajo zë 22 mijë veta, pak më shumë se sa gjysma e votive me të cilën demokratët zgjodhën kryetarin e PD-së”, tha Basha.

Basha: Rama dhe Meta shumë shpejt “non grata”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, ku është shprehur se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur “non grata” nga SHBA e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta. Ai u shpreh se sa më shpejt që të hiqet qafe ky “Trekëndësh i Bermudës”, aq më mirë do të jetë për shqiptarët. “Shumë shpejt do të hiqen dhe brinjët e tjera të trekëndëshit. E mbani mend billboard-et e mëdhaja me këta të tre, sepse këta e mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin, Berisha ua ka kaluar se u shpall para non grata. Sa më shpejt ta heqim qafe këtë trekëndësh aq më mire”, tha Basha.

Të fundit

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi. Teksa ishte...

Zbuloni shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë në 2024 dhe do të presin bashkë 2025

Gati për një dashuri të re para vitit 2025? Viti 2024 po i vjen fundi, por para se të themi lamtumirë, tre shenja të horoskopit...

Tharja e lëkurës nga i ftohti, kurat më të mira natyrale

Dimri ka një ndikim të fortë në lëkurë. Ajo thahet falë rënies së temperaturës por edhe lagështisë. Dehidratimi lë shumë pasoja në lëkurë dhe e irriton...

Përplasje në Kuvend/ Ina Zhupa i afrohet Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse?

Pas deklaratave të deputetes Ina Zhupa, e cila iu drejtua me fjalë fyese Erion Braçes, grupi i PS ka kërkuar ndërprerje të seancës derisa...

Meteorologia bën paralajmërimin e fortë: Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë

Meteorologia e Tanja Porja paralajmëroi se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta....

Lajme të tjera

Web TV