Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha të njohë Kuvendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, bashkë me mbështetësit e tij hyri në selinë blu ku dha mesazhe të forta kundër Bashës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Që prej 9 shtatorit kur ish lideri i demokratëve Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk kishte hyrë në selinë blu dhe Parlament. Dje ishte rikthimi i parë pas 3 muajve. Pas përplasjeve dhe akuzave në distancë të rënda për një marrëdhënie “bab e bir” në parti, Berisha u dha në selinë e PD i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Përveç tyre Berisha shoqërohet dhe nga dhjetëra mbështetës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj ndalimi, me gjithë hapat e ndërmarrë nga Basha dhe kryesia e PD që shkarkoi nga funksionet disa prej funksionarëve të PD. Berisha ishte përgatitur për të zhvilluar mbledhjen me komisionin e rithemelimit të PD, por Basha kishte bledhur të gjitha karriget. Ai tha se Basha i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij. “Çmenduria e peng Bashës, për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e tij”, tha Berisha. Ky i fundit pasi ka dalë nga selia i ka kërkuar Bashës që të njohë vendimin e marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ish-kryeministri Sali Berisha në dalje të selisë së PD ka bërë një tjetër prononcim për mediat ku ka përjashtuar çdo mundësi për marrëveshje me kryedemokratin Basha. Ai tha se Basha duhet të njohë vendimet e Kuvendit dhe se këtu nuk përjashtohet asnjeri. “Basha duhet të njohë vendimet e Kuvendit, ai është deputet dhe nuk e përjashton njeri”, u shpreh Berisha. Ai tha më tej se ky është rithemelimi i Partisë Demokratike dhe jo përçarje. “Kam marrë mesazhe më të veçantat nga personalitete të botës së konservatorëve ne Europë e më gjerë. Ky është nje proces rithemelimi dhe jo përçarje. Opozita përfundoi në pozitë fasadë që nuk i shërbente vendit. Basha në ditët e tij të fundit të rrijë aty”, tha ai.
Kthimi në Parlament
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se revolucionet nuk dënohen nga gjykatat. Po ashtu ai i bëri thirrje që demokratët t’i bashkohen, ndërsa theksoi se pret me padurimin rikthimin në parlament. “Pluralizmin nuk mund ta dënojnë kurrë gjykatat, revolucionet nuk dënohen. E vërteta është para jush dhe para shqiptarëve. Pasi kam vendosur të shkoj në gjykatë kam refuzuar çdo lloj sugjerimi për lobim. Garantoj se kam komunikuar me mijëra politikanë të botës së lirë. Asnjë prej tyre dhe në asnjë rast qoftë mik i ngushtë apo i njohur, nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme përveç transparencës. Kur ti tjetrit i shkel në nderin e tij, ndjesa në kodin tonë nuk mund të refuzohet dhe në rast se paraqitet një apologji unë nuk mund të them jo , por do të them faleminderit dhe kjo mbyllet këtu. Unë dhashë dorëheqjen hapa krahun për një gjeneratë të re. Por sot PD është 74 mijë vota përballë një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Dhe në vitin 2005 pas një katastrofe të PD, kjo parti doli përsëri parti e parë në zgjedhjet e vitit 2005. Kam munguar në parlament këto dy muaj sepse kam qenë i përqënduar në Foltore. Pres me padurim të kthehem”, tha Berisha.

Kritika për Kim
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë komunikatës për shtyp në selinë blu ka akuzuar sërish ambasadoren e SHBA dhe ndërkombëtarët. Berisha u shpreh se është shkelje flagrante përcaktimi se kush do të hyjë apo në në parlament. “Nëse unë zgjidhem në krye në PD-së orientimi pro BE dhe pro NATO do të njohë një konsolidim të paparë. Për këtë dëshmi është që ka qenë PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Nuk lëviz unë nga këto parime. Kjo lëvizje është sanksionimi më i madh dhe me i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe perëndimore. Ata nuk mendojnë se duhet të diktojnë se kush do të hyjë në parlament e kush jo. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA-ve. Nuk do të pranohet kurrë. Do të respektohet si ambasador por nuk do të respektohet si guvernator. Është fyerje për të gjithë anëtarët. Sali Berisha do të rikthejë edhe njëherë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të”, tha ai.
Kryetari i ri i PD
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryetarin e ri të PD, do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, ndërsa nuk përjashtoi kandidimin e tij në garë. “Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD, mes disa kandidaturave. Padiskutim, do të jem pjesë e garës. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është rikthimi im, jo si kryetar, por në rrugë e sipër. Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD, por të jemi realist, nëse rikthehem pak këto dy muajt e fundit, ju keni parë edhe në polle po edhe në salla, lakminë e madhe, dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të konkurojë është i mirëpritur, por ata qindra mijëra njerëz që presin”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Reforma Zgjedhore, opozita bëhet bashkë në një tryezë për ndryshimet e Kodit

Agron Kuliçi i përgjigjet Bashës
“E ka humbur besimin, përdorimi i emrit tim nuk e shpëton”
Ish-zv. drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha në bashkëbisedimin me mediat. Në një reagim Kuliçi thotë se hedh poshtë me neveri deklaratat e kreut të PD, për të cilin shprehet se e ka humbur besimin e demokratëve. “Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”, shprehet Kuliçi. Në bashkëbisedimin me mediat, Basha u shpreh se demokratët janë kërcënuar për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur prej tyre, duke përmendur emrin e Agron Kulicit, si një prej përgjegjësve.

Doda: Nuk mund të shqyheni në këtë mënyrë me njëri-tjetrin
Deputetja e PD, Mesila Doda e ka konsideruar të tepërt padinë që PD bëri në SPAK ndaj zyrtarëve të Kuvendit të rithemelimit të partisë. Me një postim në Facebook, Doda shkruan se te kishin pas kaq zell kundra Edi Rames sa kane kunder njeri-tjetrit, sot do ishim maxhorance. Ajo ka bërë thirrje që të hiqen inatet pasi PD nuk është më e fortë dhe e bashkuar. “Kjo eshte e tepërt. PD con ne SPAK deputete te PD, luftetare te vijes se pare. Kjo eshte e papranueshme, eshte tej çdo limiti. Te kishin pas kaq zell kundra Edi Rames sa kane kunder njeri-tjetrit, sot do ishim maxhorance. Ulni “armet” e mendoni para se te veproni. Ai qe eshte perballe jush sot, eshte nje si ju dhe per asnje arsye nuk mund te shqyheni ne kete menyre me njeri-tjetrin. Hiqni inatet e ftohni mendjen. Kjo nuk eshte PD me e forte e me e bashkuar e askush nga ju nuk ka te drejten te shkelmoje e mbyse sakrificat e atyre qe e themeluan dhe e mbrojtën”, shkruan ajo.

Të fundit

Gati projektligji, ja cilat do të jenë kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e...

Meta-Kryemadhi bashkë kundër SPAK, ndarje për politikë

Pas akuzave të forta të kreut të PL-së Ilir Meta, drejtuar kreut të SPAK-ut, ka mbajtur qëndrim edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ajo...

“Mona ka pak probleme me kthjelltësinë”/ Meta se kursen Kryemadhin pas deklaratave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklarat e bashkëshortes së tij dhe njëherazi deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Meta tha gjatë fjalës...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

Natyra “thyen” luksin, pamjet që u bënë virale nga Dubai i përmbytur (FOTO)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me...

Lajme të tjera

Web TV