544 persona janë arrestuar gjatë një operacioni kundër biznesit të paligjshëm të falsifikimit të ilaçeve. Operacioni i kryer në të gjithë kontinentin evropian nga prilli në tetor, çoi në sekuestrimin e barnave të falsifikuara me vlerë rreth 63 milion euro.
Abuzimi paraqet një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e përdoruesve. Akoma më e madhe është ajo që vjen nga përdorimi i medikamenteve të falsifikuara. Të krijuara në laboratorë nëntokësorë pa procedura higjienike apo sigurie, këto produkte shpesh përmbajnë përbërës të dëmshëm. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, grupet kanë investuar më tej në përpjekjet në falsifikimin e ilaçeve që kërkoheshin më shumë. Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale janë përqendruar në shpërndarjen e “kurave për COVID” të rreme dhe falsifikimin e pajisjeve mjekësore dhe dezinfektuesve, të cilët më pas shiten online.
Gjatë operacionit oficerët shënjestruan grupe kriminale që trafikonin substanca dopingu (rregullatorë hormonalë dhe metabolikë) dhe medikamente të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin e ereksionit, pseudoefedrinë, qetësues kundër dhimbjeve, anti-estrogjenë, antiviralë, hipnotikë, antihistaminikë dhe ilaçe të ndryshme.
Objektivi ishin 33 “grupe kriminale”. Që nga fillimi i pandemisë ata bënë përpjekje të mëdha për përgatitjen e ilaçeve që janë shumë të kërkuara, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë.