Qëndrimi i Amerikës/ Mero Baze: Problemi i Sali Berishës është se nuk përfaqëson popullin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mero Baze ka reaguar pas deklaratës të DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku ky i fundit merrte sërish kritika për sulmet e tij ndaj Ambasadores Yuri Kim.

“Problemi i Sali Berishës, ashtu siç e ka thënë qartë deklarata e sotme e qeverisë amerikane, është se nuk përfaqëson popullin shqiptar, pasi populli shqiptar është pro amerikan.”, shkruan Baze ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Qeveria amerikane u detyrua sot t’i përgjigjet Sali Berishës lidhur me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, duke i kujtuar se ajo përfaqëson presidentin e SHBA dhe politikën amerikane në Shqipëri, ndërsa ai nuk përfaqëson as popullin shqiptar.

Përgjigjja e qeverisë amerikane vjen pas sulmeve të përditshme brutale që Sali Berisha po bën ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, sekretarit të Shtetit Blinken dhe mbi të gjitha, pas përpjekjeve të tij të qarta për të krijuar një front anti-amerikan në Shqipëri.

Në përgjigje theksohet dhe fakti që politika e damkosjes së Sali Berishës është një politikë e mbështetur nga presidenti Biden.

Thelbi i deklaratës së qeverisë amerikane transmetuar nga Zëri i Amerikës, është përpjekja për të zhveshur demagogjinë e aksionit politik të Sali Berishës, i cili po përpiqet të fitojë mbështetje politike kundër SHBA, në emër të një aksioni politik, që ka vënë në qendër uzurpimin e Partisë Demokratike.

Strategjia e Berishës është që të jetë i përfaqësuar politikisht në ballafaqimin me SHBA dhe ndëshkimin që ajo i ka dhënë, dhe që mund të thellohet. Ashtu siç u shpëton shpesh prej gojës disa propagandistëve të vet, Berisha ëshët duke synuar pozicionin e Dodikut në Bosnjë, ku amerikanët janë të detyruar të ulen në Presidencën treshe të Bosnjë Hercegovinës dhe me të në tavolinë, edhe pse është në listën e zezë.

Problemi është se Bosnja është fryt i Marrëveshjes së Dejtonit, ku SHBA ka investuar reputacionin e saj, dhe interesi strategjik i SHBA është ruajtja e Bosnjës së bashkuar, ndërsa i Dodikut është pikërisht ndarja e Republika Srbska më vete.

Lexo edhe :  Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?

Ndryshimi është se populli serb i Republika Srbska, është vërtet një popull anti-amerikan dhe sipas tyre, është i ndëshkuari nga Marrëveshja e Dejtonit. Për këtë arsye  ata e urrejnë me shpirt SHBA, që i ka lënë me Bosnjën. Dodik i përfaqëson ata si nacionalist dhe pro-rus.

Problemi i Sali Berishës, ashtu siç e ka thënë qartë deklarata e sotme e qeverisë amerikane, është se nuk përfaqëson popullin shqiptar, pasi populli shqiptar është pro amerikan. Madje dhe vet PD është partia më pro amerikane në Shqipëri në gjenezën e saj, pavarësisht manipulimeve populiste të Berishës, në përpjekjeje për të shpikur një betejë me Lulzim Bashën.

Pra qëllimi i Berishës është uzurpimi i PD me shpresë se kështu do të gjunjëzojë SHBA dhe do ulet në tryezë me të.

Siç e ka theksuar i dërguar special i SHBA për Ballkanin, Eskobar, në javën që shkoi, SHBA do të izolojë çdo organizatë apo parti që ka në krye një person të dizajnuar si “non grata” nga SHBA. Ndaj Berisha ëndërron kot pozitën e Dodikut. Madje Dodiku nuk e ëndërron atë pozicion që ka. Ai as që do t’i shikojë me sy amerikanët, por është i detyruar të ulet me ta. Ai me qejf ulet e rri gjithë ditën me Putinin.

Kështu që Berisha kur të imitojë Dodikun, duhet të imitojë gjithë dëshirat e tij dhe jo vetëm imponimin për t’u ulur në tryezë me SHBA.

Në Shqipëri ai është i izoluar dhe drejt një procesi gjyqësor familjarisht për pasuritë e tij, edhe sikur të krijojë parti të re, edhe sikur të uzurpojë çdo ditë PD-në e ta lëshojë prapë në mbrëmje. Asgjë nuk ja ndryshon fatin në raport me SHBA, përveçse vdekja fizike. Ajo politike ka ndodhur.”, shkruan Baze.

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV