Shqipëri-Mali i zi, mbledhje të përbashkët qeverie! Xhaçka: Po punojmë për një sërë projektesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi është planifikuar të mbahet së shpejti. Lajmin e bëri të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka gjatë një konference per shtyp me homologun malazez Gorge Raduloviç.

“Patëm mundësinë të diskutojmë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku pjesë thelbësore e diskutimit tonë ishin zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e parë të dy qeverive,  për hapjen e pikave të reja kufitare, rritjen e investimeve dhe projekteve në zonat ndërkufitare, me një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së kësaj zone, transportit rrugor, ujor, hekurudhor me fokus përfshirjen e tyre me korridoret evropiane, si dhe krijimin e paketave të përbashkëta turistike.
Përtej këtyre projekteve, në kuadrin e bashkëpunimit ndërqeveritar vlerësoj angazhimin e dy qeverive tona për aplikime të përbashkëta për fondet e BE për përmirësimin e ndërlidhjes, akseve të ndryshme rrugore, bashkëpunimit shkencor, kulturor, arsimor, etj. Le ta shndërrojmë liqenin e Shkodrës në një pikë të zhvilluar e cilësore atraktive të turizmit dhe kjo ishte një nga temat të cilat diskutuam. Ashtu siç është bërë me dije nga Kryeministrat e të dy vendeve tona, gjatë ceremonisë së hapjes së Pikës së Përbashkët Kufitare Gorem, mbledhja e radhës së takimit të përbashkët të dy qeverive parashikohet të mbahet në një të ardhme të afërt. Ndërkohë, janë një sërë projektesh të përbashkëta për të cilat jemi duke punuar”, tha Xhaçka.

Shqipëria e konsideron Malin e Zi një partner të rëndësishëm rajonal. Do hapet edhe një pikë kufitare, pranë adriatikut. Vendet tona të angazhuara për ndërtimin e autostradës adrtiaiko-joniane. Minoritetet në dy vendet kanë luajtur rol përbashkues.

Ndërsa ministri i Jashtëm malazez Radulaviç ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve, ka pohuar se ka ende vend për përmirësim të mëtejshëm. Ai shprehu mbështetjen për procesin e integrimit dhe marrjen e një date të afërt për hapjen  e negociatave, ndërsa shfaqi gatishmërinë që Mali i Zi të ofrojë ekspertizë në këtë drejtim.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV