Ndarja e PD dhe gropa elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Çështja e inceneratorëve duket se ish një bombul oksigjeni për Bashën pas “sulmit” ndaj selisë së PD nga pasuesit e Foltores me Berishën në krye. Ishte cassus-i për t’iu larguar hallit të brendshëm e për të nxjerrë në pah se pikërisht ai përfaqëson opozitën e cila është e pozicionuar kundër qeverisjes së Ramës. Retorika në këtë rast mbështetet dhe nga fakti se PD ka depozituar kohë të shkuara një kallëzim në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe që ka çuar në arrestimin e bujshëm të ish ministrit Koka. Sidoqoftë, nëse i kthehemi kujtesës, trysnia për këtë aferë nuk ka qenë e ububushme nga opozita dhe me deklarata të veçuara e në distancë kohore nga njëra tjetra, çka ia heq disi lustrën e vetmburrjes, dhe me mëndje të ftohtë, merita për këtë proçes i duhet dhënë më së tepërmi SPAK sesa denoncimeve gjysmake. Kjo, nisur edhe nga akuzat kohë pas kohe se PD nëpërmjet denoncimeve publike bënte shantazh e vinte gjoba për bisneset e atakuara.

Gjithësesi, për opinionin publik, tema që mbetet mbizotëruese është se çfarë po vijon të ndodhë në PD dhe cili do të jetë fati i saj pas zhvillimeve të fundit kur Berisha më 11 dhjetor zhvilloi kuvendin e të vetëve dhe Basha ka thirrur Kuvendin institucional në datën 18. Midis skenarëve të shumtë, ajo çfarë është evidente dhe pa dilema, është agresiviteti midis palëve që duket se do të shoqërojë të gjithë procesin e një ndarje pa kthim. PD është futur kështu në syrin e ciklonit dhe nuk dihet si do të dalë pas kësaj stuhie. Por ajo që ishte më e çuditshmja është se askush nga palët nuk bëri tentativën më të vogël për ti shpëtuar kësaj vorbulle që me forcën centrifugale të saj mund ta copëtojë në shumë copëza partinë më të madhe të opozitës. Të gjithë së bashku, PD-istë dhe Foltoristë u drejtuan drejt kësaj përplasjeje pa kompromis dhe ku rezultati mund të sjellë shumë të panjohura për të ardhmen. Të panjohura si për PD-në ashtu dhe për zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri. Pasi e gjitha kjo, duan apo nuk duan si ata që bërtasin për Foltoren por dhe ata që struken rreth Bashës, do të ketë pasoja të rënda për opozitarizmin në rrafshin afatmesëm pasi do të duhet të kalojë koha e duhur e mjaftueshme që PD apo çdo lloj formacioni që do të dalë nga përplasje asteroidësh mes tyre, të rigjejë vetveten dhe të ridimensionohet në platformë serioze të alternativës së të djathtës drejt pushtetit. Për këtë nuk duhen muaj, por vite të tërë dhe beteja elektorale të cilat nuk do ti vlejnë për ambicie qeverisëse por për temperim të strukturave dhe të përfaqëuseve të saj. Nisur nga kjo, me logjikën e ngjarjeve që kanë nisur dhe që priten të ndodhin pas kuvendeve të demokratëve, duket se PD e pret një periudhë e gjatë sakrificash deri sa të rigjejë drejtimin e vërtetë dhe që duket se nuk vlen me dy alternativat që i parashtrohen në dy kongreset përkatëse. I duhet kohë që të shndërrohet në parti moderne pasi realisht ajo nuk ka thjesht krizë lidershipi, pasi kriza brenda saj ka gjetur vend shumë më thellë. Plogështia e Bashës nuk mund të kurohet me rikthimin e “berishizmit” që pati sponsorizuar këtë lider që sot kërkon ta rrëzojë.

 

Në ditët në vijim mund të priten provokime nga të dyja palët, si akt force dhe mënyrë për të intimiduar mbështetësit, si të Bashës ashtu dhe të Berishës. Por fakti mbetet i njëjtë. Për të patur tapinë e godinës së ish SHQUP-it, vulën dhe siglën e PD si forcë politike, këtë mund ta ndajë veç gjykata. Dhe legalisht e drejta në këtë rast qëndron tek Basha dhe institucionet që ai përfaqëson. Këtë Berisha e di mirë, ndaj dhe në Kuvendin e tij të datës 11, një ndër vendimet e para e më të çuditshme që u mor nga një kongres i jashtëzakonshëm, ishte ai i ndryshimit të vulës dhe të siglës së PD. Ky është hapi i parë drejt krijimit të një force të re politike fati i së cilës në vijim nuk mund të llogaritet me entusiazmin e tanishëm që mund të simulojë aktualisht Berisha nëpërmjet Foltores. Armiqësia e familjes së re politike, ndërsa Berisha mbetet në krye apo shërben si frymëzim, nuk do të jetë vetëm ndaj pjesës së mbetur nga ish konstrukti i PD, por dhe me shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm. Në këtë aspekt, gjithësesi të dëmtuar do të mbeten të gjithë. Ndarja, që duket e pashmangshme, nuk parasheh thjesht një ndarje anëtarësie, pavarësisht se dikush mund të ketë diçka më shumë se tjetri. Ndarja do të thotë humbje e gravitetit politik që ushtronte dikur PD kur ishtë e bashkuar. Dy pjesë të ndara nuk mund të barazohen kurrsesi me atë që ka qenë e njësuar, aq me tepër që do të krijohen gropa elektorale në pjesën e të paangazhuarve apo të pjesës gri të votuesve.

Lexo edhe :  Tiranë- Durrës, një garë breshkash

E gjitha kjo do të krijojë një situatë të re ku raportet elektorale do të troshiten rëndë në disfavor të opozitës në përgjithësi. Janë vota që në rast ndarjeje mbeten të paqarta dhe pa drejtim e që më shumti, kur ato nuk kanë identitet janë destinuara të abstenojnë në votime. Në një demokraci efektive pluraliste këto vota të humbura nga një forcë politike në krizë apo që ndahet, do të mund të shfrytëzoheshin ose nga parti të tjera më të vogla ose nga ndonjë forcë e re politike që mund të frymëzojë ide të reja dhe besueshmëri në elektoratin opozitar. Në të dyja rastet, tani për tani shenjat nuk janë të mbara. Partitë e tjera më të vogla vuajnë nga të njëjtat siptoma krize që u përshfaqën në PD dhe fakti që udhëhiqen nga kryetarë që ndodhen prej 20 vjetësh në krye të këtyre formacioneve, nuk mund të frymëzojë besim. Ndërkohë nuk po shihet në horizont ndonjë inisiativë e re për ndonjë lëvizje të re politike që mund të përmbushë këtë boshllëk. E vetmja shpresë nëse mund të quhet e tillë, është që dy formacionet e ndara të PD, në një moment të caktuar kohor, të bashkohen sërish nën siglën e Ringjalljes. Duket mission i pamundur nëse shohim agresivitetin e tanishëm, porse e vetmja rrugë që PD të mos jetë pjesë e historisë së shkuar politike. Veçse ky process kërkon kohë, shëndoshje dhe transformim. Dhe këto nuk mund të bëhen nëse promotorët e tranformimeve mbeten Berisha dhe Basha.

 

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV