Haxhi Zeka, prijësi ushtarak ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 dhjetor 1832

Në 20 dhjetor të vitit 1832 lindi fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës Haxhi Zeka ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë. Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviç, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën; kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë. Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorërasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes.

Të fundit

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme....

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë...

Lajme të tjera

Web TV