Një shtetas finlandez i cili u “trondit” nga kostoja marramendëse që i duhej të paguante për të zëvendësuar baterinë për makinën e tij Tesla Model S, vendosi ta hidhte në erë mjetin e tij.
Pronari i Teslas tha se humbi besimin në kompaninë e Elon Musk pasi iu kërkua të paguante 20,000 euro për një bateri të re për makinën e tij.
Ai ishte një blerës i hershëm i këtij produkti që në vitin 2012 ndaj garancia kishte skaduar.
Në vend që të blinte baterinë ai kontaktoi blogerët nga kanali lokal Pommijätkät në YouTube, të cilët janë të specializuar në hedhjen në erë të gjërave. Makina e tij u dërgua në një një gropë piktoreske të mbuluar me borë diku në shkretëtirën e Finlandës dhe u ngarkua me 30 kilogramë dinamit.
Para shpërthimit, një manekin me fytyrën e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, u vendos në sediljen e shoferit.
Shpërthimi masiv që e ktheu makinën elektrike në një grumbull rrënojash u filmua nga disa këndvështrime duke i entuziazmuar të gjithë, përfshirë dhe pronarin e makinës.
Një Tesla Model S aktualisht kushton pothuajse 95,000 dollarë në versionin e tij me dy motorë, ndërsa në variantin me tre motorë kushton rreth 130,000 dollarë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram