“Nuk ju kisha vënë GPS delegatëve”/ Bardhi-gazetarëve: Mos numëronit karriget e yjet, por numrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Kuvendin Kombëtar të partisë, të zhvilluar më 18 dhjetor, dhe ku ishin 5004 delegatët.

Gazetarët kanë insistuar të marrin një përgjigje nga Bardhi se ku ndodheshin 5004 delegatë, pasi në sallën e mbledhjeve në Pallatin e Kongreseve ishin rreth 2 mijë karrige. Në përgjigjen e tij, Bardhi është shprehur se nuk iu kishte vënë GPS delegatëve, por ata kanë qenë në të gjitha ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe kanë votuar në Kuvendin Kombëtar.

“Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë, regjistrohej në komision dhe numri i pjesëmarrësve në mbledhje është numri i anëtarëve që janë regjistruar. Votat janë verifikuar si në çdo votim të hapur që është bërë në çdo Kuvend të PD. Kështu është bërë edhe kur ka qenë i pranishëm edhe Sali Berisha. Votat numërohen me numërim të hapur, kush është kundër e deklaron. Regjistrohen delegatët që marrin pjesë në mbledhje. Delegatë ka pasur të vendosur në të gjitha ambientet e Pallatit të Kongreseve, jo vetëm në sallën e mbledhjeve. Të bëhemi seriozë, të mos bëjmë sikur ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Ndryshe këtë herë është procesi i transparencës që po bëjmë, duke qenë se po krijojnë rrëmujë. Kjo është e vetmja gjë ndryshe krahasuar me Kuvendet e tjera të PD, fakti që po nxjerrim emrat.

Salla e Pallatit të Kongreseve kishte rreth 2 mijë karrige, ku kanë qenë 3 mijë delegatët e tjerë?
Në vend që të numëronit karriget apo yjet, numëronit numrin e delegatëve që u regjistruan. Regjistrimi i delegatëve bëhej në holl, ku u lejuan të ishin të pranishme edhe kamerat. Ne nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget, por të bëjmë transparencë të delegatëve dhe procesit të regjistrimit të çdo delegati. Delegatët kanë qenë në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve. Secili anëtar që është regjistruar dhe ka marrë pjesë në mbledhje, ka shprehur vullnetin e tij me votë. Unë nuk i kam vënë GPS anëtarëve, sepse nuk është kjo detyra ime. Listat e votimit të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar janë si në Kuvendet e tjera të PD, me rend aflabetik. Unë atë ditë nuk kam qenë Sekretar i Përgjithshëm, por një anëtar i Kuvendit, njësoj me 7645 anëtarët e tjerë. Secili prej nesh, pavarësisht funksionit që ka, ka një votë, sepse është anëtar i Kuvendit. Nuk jemi celulë ilegale, nuk kemi asnjë hall personal, as probleme me ligjin, që të veprojmë si celulë ilegale. Delegatët nuk janë numra, por janë emër dhe mbiemër.

 

 

Lexo edhe :  “Nikolla kukull, Spiropali hije”/ Bardhin se mbajnë nervat në Kuvend, kapet me deputetet

Gazetari: Do na e jepni një kopje të listave?
Bardhi: Nuk do ua jap, sepse PD është institucion, nuk shpërndan lista, nuk nxjerr në Lanë e në rrugë lista, dhe as shumëfishon lista. Ne po bëjmë transparencë të plotë të emrave. Boll i kemi lodhur demokratët. Tani demokratët do të punojnë për demokratët. Ka mbaruar ajo kohë. Tani kjo parti ka vetëm një interes, atë të demokratëve. Pengmarrja e kësaj partie për interesa financiare të njërit apo tjetrit ka marrë fund. Pengmarrja e kësaj partie për halle personale ka marrë fund. Kemi përgjegjësi dhe detyrim ndaj ish-pronarëve për t’iu dhënë pronat, ndaj ish të përndjekurve për t’iu dhënë dëmshpërblimin.

Të fundit

Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se vendet perëndimore do të paguajnë për mbylljen e përkohshme të konsullatës së tyre...

Myrto Uzuni i pandalshëm me Granadën në LaLiga, kryeson bindshëm listën e golashënuesve

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, vazhdon të dhurojë spektakël me Granada-n. Bomberi kuqezi e gjeti përsëri rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij...

Presidenti Biden mban më 7 shkurt fjalimin mbi gjendjen e vendit

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të martën në Kongres fjalimin e dytë të përvitshëm mbi gjendjen e kombit. Por a do të jetë...

Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç, në përfundim të seancës së...

Shtetet e fuqishme botërore bien pre e hakerave, mes tyre dhe Italia

Një “sulm masiv” kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të...

Lajme të tjera

Web TV