Lufta e hapur mes Berishës dhe Bashës për të marrë drejtimin e partisë shtrihet deri poshtë në elektoratin e thjesht. Ku po shkon PD-ja dhe nga përplasja e fortë a mund të largohen të dy, si Berisha ashtu edhe Basha?
Nga Fernada Cenko
Në godinën e PD-së, vetëm për qetësi nuk ka vend. Nuk flitet për ide opozitarizmi, as për zgjedhjet e ardhëshme, as për organizim strukturash, as për rastet që mund të denocohen, por vetëm tre fjalë qarkullojnë dendur: Me kë je? Pra, jeni me Berishën apo me Bashën, ndonëse ka disa skeptikë që e kanë kuptuar se të jesh me njërin prej tyre do të thotë që të mos jesh me veten. Përçarja është mëse e dukshme dhe tema është fare e pa vlerë, gati fort cinike, se kush do të jetë kryetari, Basha apo Berisha? Po PD-ja cfarë do të jetë, po ata 622 mijë demokratë që votuan këtë subjekt politik më 25 prill ku janë? Pak orë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se: “Tani fillon lufta”. Në fakt shumë nisën ti bënin meme deklarimet e tij, duke i kujtuar se Rama i mori zgjedhjet dhe fitoi mandatin e tretë. Por sot po i japin disi të drejtë, pasi për Bashën beteja sapo kishte nisur me kundërshtar Berishën. Pa e marrë ende veten nga disfata, PD-ja u përfshi në kaos, kur në maj të këtij viti, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli Berishën dhe familjen e tij “non grata? Gjithsesi shpërthimi i kaosit ndodhi pak muaj më vonë, pikërisht më 9 shtator të këtij viti kur Lulzim Basha lajmëroi se kishte vendosur të përjashtonte nga Grupi Parlamentar i PD-së Sali Berishën. Këtu nisi lufta e vërtetë për Bashën që sot sheh sesi Berisha po i merr territor nga Partia Demokratike, duke rrëmbyer bazën. Me gjasë konflikti do të vijojë për shumë gjatë, ndoshta muaj, ndërsa fundi ka nisur disi të parashikohet, duke mos parë asnjërin prej tyre në drejtim të PD-së. Mbi situatën në partinë e kampit më të madh opozitar dhe të ardhmen e saj komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.
Basha kundër Berishës: Njëri duhej të kishte ikur në 25 prill, tjetri që 25 vjet më parë/ Nga Lorenc Vangjeli
“Basha minorancë e frikshme, me dy PD as vota e Ramës nuk e bën Kryeministër”/ Nga LEONARD KARAJ
“Të dyja palët shkuan me vetëmohim drejt ndarjes”/ Nga Plator Nesturi
https://fjala.al/2021/12/21/te-dyja-palet-shkuan-me-vetemohim-drejt-ndarjes/